Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024

Marcus Rashford ka thyer heshtjen pasi përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, publikoi listën preliminare të futbollistëve të ftuar për Euro 2024.
Rashfordi nuk do të udhëtojë në Gjermani këtë verë pasi Gareth Southgate ka vendosur që të mos e bëjë atë pjesë të listës prej 33 lojtarëve të ftuar, e cila më pas do të shkurtohet në 26 lojtarë.
Ylli i Manchester Unitedit tani ka dhënë një mesazh në drejtim të Southgate dhe ekipit të Anglisë para Euro 2024.
Përmes rrjetit social Instagram, ai postoi një foto të ekipit të Anglisë, të shoqëruar me mbishkrimin: I uroj Gareth dhe djemve më të mirën për kompeticionin që po vjen.
Southgate ka ftuar lojtarë si Anthony Gordon dhe Eberechi Eze në vend të Rashfordit për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.
Pasi publikoi listën e lojtarëve të ftuar, Southgate dha një arsye lidhur me mungesën e Rashfordit.
“Këto janë vendime të vështira, po bëhet fjalë për lojtarë që janë shumë të mirë dhe kanë qenë një pjesë e rëndësishme e gjërave që kemi bërë”.
“Unë vetëm jam ndjerë se lojtarët e tjerë në atë pjesë të fushës kanë pasur sezone më të mira, kaq e thjeshtë”, ka thënë Southgate.
Duke marrë parasysh standardin e tij të lartë, Rashford, i cili ka rreth 60 paraqitje për ‘Tre Luanët’, ka pasur një sezon të dështuar.
Ai ka arritur të shënojë vetëm tetë gola në 42 ndeshje të luatjura në të gjitha kompeticionet, ndërsa përveç tij mungesa të theksuara gjithashtu ishin edhe Jordan Henderson, Raheem Sterling dhe Reece James./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët