LAJMI I FUNDIT:

Marcus Rashford është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë

Marcus Rashford është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford është lojtari më i vlefshëm në botë me vlerën prej 150 milionë funte, sipas llogaritjeve të fundit nga CIES Observatory.

Derisa vlera e anglezit është ngritur në qiell për shkak të një sezoni fantastik te United, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ka rënë në vendin e pestë në listë, gjersa hyn në 18 muajt e fundit të kontratës së tij.

Ata e vlerësojnë francezin me 135 milionë tani, më poshtë Rashfordit janë Erling Haaland i Borussia Dortmundit (137,3 milionë), Trent Alexander-Arnold (137 milionë) dhe mesfushori Bruno Fernandes (135,1 milionë).


Sondazhi i CIES merr parasysh performancat e fundit të lojtarëve, si dhe moshën, situatën e kontratës dhe përparimin në karrierë, plus pasurinë dhe suksesin e klubit të tyre.

Vlera e Rashford është rritur këtë sezon për shkak të 14 golave ​​dhe shtatë asistimeve që ai ka te United dhe fakti që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të konsiderohet pretendente për titullin e Ligës Premier.

Sulmuesi anglez është gjithashtu 23 vjeç dhe është i kontraktuar deri në vitin 2023 me mundësinë e një viti tjetër.

Top 10 më të vlefshmit:

Marcus Rashford (Man United) 149,8 milionë

Erling Haaland (Borussia Dortmund) 137.3 milionë

Trent Alexander-Arnold (Liverpool) 137.1 milionë

Trent Alexander-Arnold i Liverpool konsiderohet mbrojtësi më i vlefshëm në botë

Bruno Fernandes (Man United) 137 milionë

Hajmali i Manchester United, Bruno Fernandes është mesfushori më i vlefshëm

Kylian Mbappe (PSG) 135 milionë

Jadon Sancho (Borussia Dortmund) 134.1 milionë

Joao Felix (Atletico Madrid) 128 milionë

Alphonso Davies (Bayern Mynih) 126 milionë

Raheem Sterling (Man City) 123.9 milionë

Kai Havertz (Chelsea) 123 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori