LAJMI I FUNDIT:

Maradona e quan Alvesin “idiot”, pasi braziliani tha se ai nuk bën të krahasohet me Messin

Maradona e quan Alvesin “idiot”, pasi braziliani tha se ai nuk bën të krahasohet me Messin

Diego Maradona e ka quajtur Dani Alvesin një “idiot”, pas kritikave të mbrojtësit të Juventusit kundrejt legjendës argjentinase.

Braziliani ka thënë se goli legjendar me dorë i Maradonas (i njohur si “Dora e Zotit”) nënkupton se ai nuk mund të krahasohet me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe ai nuk duhet të jetë shembull për lojtarët e rinj.

“Doni ta krahasoni Messin me Maradonan? Nuk mund t’i krahasoni. Unë nuk do të krenohesha duke thënë se e kam fituar Kupën e Botës me një ‘Dorë të Zotit’”.


“Nuk do të mund t’i thosha djalit tim se e kam fituar Kupën e Botës në këtë mënyrë, për të cilën flet e gjithë bota. ‘Dora e Zotit’ na mashtroi… Një lojtar i tillë nuk duhet te jetë shembull për të rinjtë”, kishte deklaruar Alves.

“Dani Alves është një idiot. Cafu dhe Maicon kanë qenë mbrojtës të vërtetë të krahut, ai (Alves) bën 28 harkime për ndeshje dhe vetëm katër prej tyre i dërgon te lojtarët, i dobët”.

Maradona: Do doja ta shihja Ronaldon si partner të Messit te Argjentina
Lexo po ashtu Maradona: Do doja ta shihja Ronaldon si partner të Messit te Argjentina

“Ai flet sepse luan në një pozitë në fushë ku nuk luhet futbolli. Ata e prekin tri herë topin dhe bëjnë tetë ndërhyrje të palejuara për ndeshje”.

“Nëse duhet të vazhdojmë të flasim për këtë idiot, atëherë më mirë të shkoj”, është shprehur Maradona në një bisedë për TyC Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori