Në Maqedoninë e Veriut rreth 700 persona figurojnë në regjistrin e personave pa numër amë
“Tani dua të më ndalë policia sepse më në fund arrij të dëshmoj identitetin tim”, u shpreh i ngazëllyer Valentin Rakip, i cili pas 21 vjetësh është pajisur me dokumente të rregullta të shtetësisë në Maqedoninë e Veriut.
Ai për dy dekada ka jetuar pa identitet ligjor në Maqedoninë e Veriut.
Problemi me shtetësinë për të ka lindur në momentin që filloi procedura e atësisë. Gjatë kësaj procedure i kishte vdekur i ati dhe nëna e tij ishte larguar në vendin e lindjes, në Serbi.
Ai tha se jeta pa identitet të privon edhe nga gjërat më elementare siç është regjistrimi në shkollën e mesme, kontrollet te mjeku, se për udhëtime jashtë vendit as që bëhet fjalë.
“Më vjen disi e çuditshme që tani të jem i siguruar, të kem numër amë, letërnjoftim dhe sigurim shëndetësor. Falë organizatës ‘Juristët e Rinj’ arrita të siguroj dokumentet personale dhe të shënohem si shtetas i këtij vendi, dhe përfundimisht mund të them se ekzistoj”, tregoi Valentin Rakipi.
Ai tha se më në fund shpreson të realizojë ëndrrën për t’u bërë kuzhinier pasi për shumë kohë nuk mund të gëzonte as të drejtën për shkollim, megjithëse shkollimi i mesëm është i detyrueshëm.
Ndryshe, ndryshimet ligjore për Evidencën Amë në Kuvendin e Maqedonisë morën vizë më qershor 2023, duke ndihmuar personat e paevidentuar në librin amë që të pajisen më në fund me shtetësinë e vendit.
“Çdo fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka të drejtë të regjistrohet në librin amë të të lindurve menjëherë, dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e lindjes së fëmijës, pavarësisht nga shtetësia dhe statusi personal i prindërve të tij”, thuhet pos tjerash Ligjin për Evidencën Amë.
Palët duhet të marrin përgjigjen që u takon me kohë. Ne kemi pasur raste kur njerëz të caktuar edhe janë dorëzuar nga kërkesa që kanë bërë me dhjetëra vite”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Gillian Triggs, ndihmëskomisionare e UNHCR-së tha se ndryshimet ligjore që rregullojnë regjistrimin në librin amë mundësuan që zgjidhjen e problemit të kësaj kategorie.
Megjithëkëtë,ajo konsideron se ende mbetet shumë punë për të arritur në numrin zero të personave të paevidentuar.
Triggs në Shkup ka marrë pjesë në konferencën rajonale të OSBE-së dhe UNHCR-së për parandalim e mungesës së shtetësisë në Evropën Juglindore.
“Tani jemi në një pozicion ku është e mundur të arrijmë në 0 probleme me dokumentet personale, dhe mendoj se ekziston vullneti politik për këtë çështje, megjithëse duhet theksuar se kjo është gjithashtu një betejë e përjetshme”, tha ajo.
Ilire Dauti, deputete në Kuvend, e cila është më e zëshme për realizmin e kësaj të drejte për personat që nuk janë të regjistruar, por edhe personat që kanë probleme me marrjen e shtetësisë, tha se tani, me ndryshimet ligjore, eliminohen barrierat ligjore, ndërkohë që sfidë mbetet reagimi i institucioneve.
Ajo vlerësoi se këta persoan duhet edhe të ndihmohen në grumbullimin e dokumenteve pasi bëhet fjalë për një kategori të ndjeshme të qytetarëve.
“Palët duhet të marrin përgjigjen që u takon me kohë. Ne kemi pasur raste kur njerëz të caktuar edhe janë dorëzuar nga kërkesa që kanë bërë me dhjetëra vite. Janë ballafaquar me institucione që nuk flasin, nuk komunikojnë, dhe kjo ka bërë që të humbasin motivin për të arritur tek e drejta që të kenë numër amë me këtë edhe shtetësi në fund”, tha deputetja Dauti.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë bërë të ditur se në Maqedoninë e Veriut rreth 700 persona figuronin në regjistrin e personave pa numër amë. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht