LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia voton, shpresë për President janë vetëm shqiptarët (Foto)

Maqedonia voton, shpresë për President janë vetëm shqiptarët (Foto)

Maqedonia sot (5 maj) voton për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin nuk u zgjodh i pari i shtetit nga qytetarët që nuk ishin të interesuar për të votuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

41.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim:
1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.
3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.


Si në gjithë ciklet tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

Rezultatet e rrethit të parë për President

Maqedoni këtë herë zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për së pari herë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas rrethit të parë, kanë qenë të shënjestruar për t’i bindur që të votojnë për Siljanovska-Davkovan apo Pendarovskin, që garojnë në rrethin e dytë.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedh president duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësejt. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00. Ndërsa, gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale edhe në Ohër dhe komunën e Novo Sellës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori