LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do të mundësojë shërim jashtë vendit për qytetarët

Maqedonia do të mundësojë shërim jashtë vendit për qytetarët

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Stefanovski, një intervisët për “Dnevnik” deklaroi se shteti do të mundësojë diagnostifikimin dhe shërimin e sëmundjeve jashtë shtetit, në llogari të FSSH, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ndonjë pacienti nuk do të mund t’i caktohet diagnoza për 6 muaj, i njëjtë do të ketë të drejtë të drejtohet tek qendra referuese jashtë vendit në shpinë të shtetit, që t’i caktohet diagnoza dhe terapia e nevojshme. Nëse bëhet fjalë për raste urgjente periudha për diagnostifikimin do të jetë më e shkurtër, por jo më pak se dy muaj”, deklaroi Stefanovski.


Mirëpo akoma është e paqartë se kur ky projekt do të fillojë të zbatohet, ndërsa Stefanovski thotë se pritet të fillojë gjatë vitit 2017./Telegrafi/