Maqedonia nuk ka përmbushur as minimumin e rekomandimeve të organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore, shkruan REL.
Në raportin më të ri të grupit të shteteve kundër korrupsionit i njohur si GRECO (The group of States against Corruption), Maqedonia ka përmbushur vetëm 3 nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në Kuvend, gjyqësi dhe prokurori.
Ndërkohë, sipas organizatës “Transparencë Maqedoni”, raporti është shpallur në fund të vitit të kaluar ndërsa paraprakisht janë miratuar konkluzionet sipas të cilave Maqedonia ka marrë raportin më të dobët që nga bashkëngjitja e saj këtij grupi ku bëjnë pjesë 49 shtete me synimin për të monitoruar përputhshmëritë e tyre me standardet evropiane të luftës kundër korrupsionit.
“Në këtë raport është theksuar se rekomandimet nuk janë plotësuar për shkak të krizës politike. Por, vlerësoj se ky arsyetim i institucioneve nuk mban pasi raportin Maqedonia duhej ta paraqiste në qershor të vitit 2015, pra krizës politike ndërsa kërkesat për harmonizimin e legjislacionit apo rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në këto institucione datojnë që nga viti 2013”, thotë Sllagjana Taseva, drejtuese e organizatës “Transparencë Maqedoni”.
Rekomandimet e pa përmbushura për Kuvendin kanë të bëjnë me parandalimin e konfliktit të interesit, mosmiratimin e kodeksit për sjelljen e deputetëve, aplikimin e sanksioneve në rast të shkeljeve ligjore e të tjera.
Ndërsa sa i përket gjyqësorit vërejtjet kanë të bëjnë me mos përmbushjen e rekomandimeve lidhurme mënyrat e vlerësimit dhe notimit në bazë të meritave, për të eliminuar ndikimet e mundshme dhe rrjedhimisht për të rritur efikasitetin dhe pavarësinë në punën e gjykatësve dhe prokurorëve.
“Mendoj se arsyeja e mos përmbushjes së këtyre rekomandimeve qëndron në mungesën e vullnetit politik, pasi këto vërejtje kanë të bëjnë me Kuvendin, gjyqësinë dhe prokurorinë dhe me zbatimin e këtyre rekomandimeve do të forcohej lufta kundër korrupsionit në këto institucione. Këtë si duhet nuk e dëshiron pushteti ekzekutiv i cili ka kontroll të plotë të punës së këtyre organeve shtetërore”, thotë Sllagjana Taseva.
Ish kryetari i komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Dragan Malinovski, thotë se nuk ka mbetur asnjë sferë në Maqedoni ku nuk është i pranishëm korrupsioni andaj edhe e sheh të humbur luftën kundër këtij fenomeni që ka rrënuar themelet e demokracisë dhe të zhvillimit të vendit.
“Korrupsioni është thellë i pranishëm në Maqedoni, jo vetëm në qeveri, por në të gjitha poret e shoqërisë. Pra, nuk flasin vetëm se për pushtetin ekzekutiv, por vlerësoj se korrupsioni sikur është po pranohet si pjesë e kulturës së jetesës, ky fenomen është i pranishëm gjithandej pas. Kjo është kështu pasi shumë vite kemi humbur betejën kundër kësaj dukurie. Korrupsioni është i pranishëm dhe në ndërmarrje publike, në media, në sektorin civil”, thotë Malinovski.
Bazuar në disa hulumtime të opinionit publik, një e treta qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se korrupsioni është një nga tre problemet kryesore në shtet. Shumë prej tyre kanë deklaruar se për të marrë ndonjë shërbim nga institucionet kanë qenë të detyruar të paguajnë ryshfet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025