Maqedonia do të përballet gjithnjë e më shumë me tokë bujqësore të papunuar, dhe rrjedhimisht me mungesë të ushqimit të prodhuar në vend.
Ka gjithnjë e më pak fermerë. Të rinjtë nuk janë të interesuar për këtë degë ekonomike, dhe numri më i madh i fermerëve ekzistues janë më të moshuar.
“Vetëm tani ka disa kushte të mira për t’u bërë fermer i ri. Por, hapësira që doli prej 20-30 vitesh pa mbështetje, ka çuar në faktin që tani të kemi fermerë që janë tashmë në fund të karrierës së tyre bujqësore, dhe të rinj që nuk dinë”, tha Ordan Çukaliev-profesor në Fakultetin e Bujqësisë.
Një problem tjetër janë parcelat e vogla të fragmentuara. Sipërfaqja mesatare në Maqedoni është vetëm dy hektarë.
“Ta transformojmë sektorin. Mos mendoni se si ta detyroni rininë. Ata do të vijnë vetë. Ti ndryshojmë kushtet, le të themi – nuk duhet të mundohet fermeri, por fermeri është një zotëri, që do të ndërmarrë masa, që do të fokusohet në një prodhim modern”, u shpreh Ordan Çukalev – profesor në Fakultetin e Bujqësisë.
Kushtet për blegtorinë komerciale janë gjithashtu të vështira.
“Një numër i madh fermash janë me numër të vogël kafshësh, me sipërfaqe të vogël, dhe nuk janë konkurruese. Mund të jetë një e ardhur shtesë për ta, por nuk është e ardhura e tyre kryesore. Nëse ata mbështeten vetëm në këtë, dështojnë”, theksoi Sreqko Gjorgjievski-profesor në Fakultetin e Bujqësisë.
Por, problemet nuk mbarojnë me kaq. Një pjesë e mirë e fushave në një nga drithoret më pjellore në vend, në Pellagoni, mbeten të papunuara, kurse fushat me më shumë diell në Ovçe Pole, në vend të plantacioneve të reja, planifikohet të mbushen me kapacitete të ndryshme për prodhimin e rrymës./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!