Ministri i Punëve të Jatshme, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në rrjetit social "Twitter", ka shkruar se Maqedonia ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

"Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike", shkruan Nikolla Dimitrov./Telegrafi/