LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në gjykatë kërkon ti kthehet borxhi milionësh nga firma në Zelandën e re

Maqedonia në gjykatë kërkon ti kthehet borxhi milionësh nga firma në Zelandën e re

Maqedonia në gjyq kërkon ti kthehet borxhi milionësh prej firmës nga Zelanda e Re, informon Staff i Zelandës së re, ka publikuar portali Standard, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti vijon pasi që Fairbucks berri të ditur që llogaritë nga vendi janë shfrytëzuar si parajsë për investuesit tej oqeanor, që është zbuluar me rrjedhjen në publik të dokumenteve nga Panamaja.


Para gjykatës supreme në Zelandë të Re, javën e kaluar është kërkuar likuidimi i firmës „Guardian Fiduciary Trust Ltd“ për shkak të borxhit të pashlyer në lartësi prej disa miliona euro ndaj Republikës së Maqedonisë. Zyra e regjistruar e fondit ka qenë në të njëjtin vend me kompaninë amë, „In Fiduciary Services“. Në ube faqen e firmës amë shkruan se përparësitë e ruajtjes së parave në llogaritë e Zelandës së Re janë ato se „Zelanda e Re nuk duket si parajsë tatimore siç janë Ishujt e virgjër britanik, Qiproja, Samoa, dhe se kryesisht llogaritet për një vend ku tatimet paguhen“.

Urdhri për likuidim vjen pasi që Maqedonia ka pranuar aktgjykim prej 1,07 milionë dollarësh dhe 32.800 sterlinash në mosmarrëveshjen në të cilën është paditur nga „Guardian Fiduciary Trust Ltd“.

Fondi nga Dunedin, qytet në Zelandën e Re, është kontrolluar nga Ishujt Mareshalë, por ka operuar nga Maqedonia, përmes një banke në Maqedoni. Pas hetimit në ShBA për larje parash, banka e ka mbyllur llogarinë.

Në vitin 2009, autoritetet në Maqedoni e kanë arrestuar njërin nga drejtorët, Raimond David Finzer, për larje parash. Kompania i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar dëmshpërblim nga qeveria e Maqedonisë në lartësi prej 600 milionë dollarë, që më vonë është ulur në 20 milionë dollarë. Por gjykata i ka hedhur poshtë pohimet e firmës e cila është dashur ti mbulojë harxhimet gjyqësore të vendit tonë.

Edhe në gjykimin, nga firma kanë pohuar se janë rrejshëm të akuzuar për larje parash, si dhe që Finzer ka qenë „njeri fetar i cili është ndjerë se është nën kërcënim nga qeveria, dhe se madje edhe ka vdekur për shkak të kërcënimeve“./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori