Maqedonia miratoi disa konkluzione për memorandumet që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të “Open Balkan”
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 128-të miratoi më tepër vendime dhe konkluzione që kanë të bëjnë me marrëveshjet dhe memorandumet që duhet të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të nismës “Ballkani i Hapur”, që është paraparë të mbahet më 22 dhjetor në Tiranë, që kanë të bëjnë me realizimin e mundësisë për qasje në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë, si dhe bashkëpunimin me drejtoritë doganore dhe fitosanitare të këtyre vendeve.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua teksti i Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar.
Me propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar, bëhet harmonizimi me trendet më të mira tatimore të tregtisë ndërkufitare të shërbimeve, si dhe zbatimi i programit të Qeverisë së RMV-së.
“Me propozim ndryshimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar kryhet rregullimi shtesë i dispozitat që përcaktojnë vendin e ofrimit të shërbimeve, futet termi përfaqësues tatimor, me qëllim që personat e huaj që tregtojnë mallra dhe shërbime në vendin tonë të kenë mundësi të llogarisin dhe paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar të organit tatimor, me qëllim zbatimin efektiv të përfitimeve nga kontrollet e përbashkëta doganore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në këtë mbledhje të Qeverisë u shqyrtua informacioni dhe teksti i Marrëveshjes ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare.
Me miratimin e kësaj Marrëveshjeje për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare do të rregullojë aspektet formale-juridike të kësaj çështjeje dhe do të lehtësohet tregtia me kafshë të gjalla, ushqimit dhe ushqimit të kafshëve me origjinë shtazore, jo shtazore dhe të përziera, bimëve, produkteve bimore dhe sendeve dhe objekteve të tjera.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të lejeve për Operator të autorizuar ekonomik për siguri (OEOC).
Sipas kësaj Marrëveshje, vendosja e bashkëpunimit, bazuar në standardet e përbashkëta dhe njohjen e ndërsjellë të rezultateve të kontrolleve të realizuara, do të jetë një mjet për lehtësimin e tregtisë legale dhe parandalimin efektiv të tregtisë ilegale dhe parregullsive doganore në vendet nënshkruese të Marrëveshjes, por edhe më gjerë.
Përmes Marrëveshjes parashihen disa përfitime si: qasje më të lehtë në procedurat e thjeshtuara doganore, trajtim prioritar në zbatimin e kontrolleve doganore, ulje të numrit të kontrolleve fizike dhe të dokumenteve nga autoritetet doganore, zgjedhje të vendit për kontroll, si dhe përfitime të tjera të drejtpërdrejta dhe indirekte./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë