LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia ende në pritje të ligjit për konkurrencën e pandershme

Maqedonia ende në pritje të ligjit për konkurrencën e pandershme

Projektligji për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare mbetet ende në labirintet administrative. Nëse nuk votohet në Kuvend deri më 31 dhjetor, autoritetet janë të detyruara të vazhdojnë me masat për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Kjo do të thotë se qytetarët do të blejnë me çmime të garantuara edhe në janar të vitit 2024, por çmimet e pemëve dhe perimeve në tregjet e gjelbra mbeten pa asnjë kontroll sepse shteti nuk i ka kufizuar me këto vendime. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se tregtarët që shesin në tregje nuk kanë kasë fiskale dhe manipulojnë çmimet e pemëve dhe perimeve, por premtoi se ligji i ri do t’i japë fund kësaj.

Ndërsa prodhuesit dhe tregtarët kritikojnë njëri-tjetrin kush fiton më shumë e kush më pak, qytetarët paguajnë shtrenjtë produktet bazë. Dhomat e tregtisë thonë se vëzhgimi kryesor që kanë bërë në projektligj për të parandaluar praktikat e padrejta tregtare është se prodhuesit kanë kosto të larta dhe mezi arrijnë të fitojnë 3%. Në të njëjtën kohë, tregtarët që blejnë produktet dhe i shesin në tregje kanë një fitim deri në 30%. Ky hendek i thellë pritej të normalizohej pikërisht nëpërmjet zkaonit të përmendur, nëpërmjet vendosjes së një norme fitimi maksimal prej 10% për secilin prej aktorëve të zinxhirit të tregut të lirë.


“Fitimi neto i të gjithë prodhuesve përfaqëson 2-3-4% në llogarinë përfundimtare të viteve të fundit. Por për të shitur këto produkte, flasim për fermerët dhe prodhuesit e ushqimit, ata kërkojnë 25-30-35% të të ardhurave totale në tregje. Vlerësojmë se kjo është një padrejtësi e madhe! Jo vetëm që është e padrejtë, por i shtyjnë prodhuesit në kufirin e ekzistencës, të mbijetesës”, thonë nga Dhoma e Tregtisë.

Edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë deri në fund të vitit, ende nuk është dorëzuar në Qeveri projektligji përfundimtar. Ministria e Ekonomisë thotë se deri të premten e ardhshme do të marrë dritën jeshile nga Qeveria dhe më pas do të kalojë në procedurë parlamentare me flamur evropian. Më pas ata pretendojnë se do të kalojë për dy javë. Por në të njëjtën periudhë Kuvendi duhet të diskutojë edhe për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndaj mbetet e paqartë se si do të ketë sukses në synimin për të votuar gjithçka në kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori