LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut thotë se ka kapacitete për përballje me Covid-19

Maqedonia e Veriut thotë se ka kapacitete për përballje me Covid-19

Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen Covid-19, Maqedonia e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka kapacitete për përballje me pandeminë.

“Nga vala e parë kemi mësuar shumë, sistemi shëndetësor tani është shumë i aftësuar dhe i përgatitur me pajisje për pranimin dhe trajtimin e të prekurve nga virusi. Por, kjo betejë nuk do të mund të fitohet vetëm nga mjekët apo institucionet shëndetësore pasi nevojitet përfshirje e të gjithëve në këtë përballje me virusin vdekjeprurës. Spitalet janë të pajisura me gjithë aparaturën e nevojshme, kapacitete për raste të reja kemi në klinikat shtetërore ndërsa kemi në dispozicion edhe spitale tjera që i kemi për çfarëdo situate që mund të paraqitet”, ka deklaruar ministri Filipçe duke bërë thirrje për respektimin e masave si mundësi e vetme për përballje me gjendjen.

“Masat kufizuese po hiqen ashtu siç po ndodhë gjithkund në botë. Ne nuk mund të jetojmë me kufizime apo me kufij të mbyllur. Por duhet t’i respektojmë masat preventive pasi është mekanizmi i vetëm me të cilin mund të pengojmë përhapjen e virusit. Duhet të mësohemi me këtë mënyrë të jetuarit deri në zbulimin e vaksinës apo të terapisë adekuate për përballje me virusin”, ka theksuar Filipçe.

Përveç në Klinikën Infektive pranë qendrës universitare në Shkup, të sëmurët me koronavirusin e ri po trajtohen edhe në spitalin e qytetit, i njohur si ish spitali ushtarak, që ka kapacitete të një qendre klinike universitare, por gjithashtu në dispozicion janë edhe disa spitale të njohura private, por edhe spitale në po thuajse të gjitha qytetet e vendit që tashmë janë të pajisura me aparaturë adekuate për trajtimin e personave të infektuar nga virusi.

Mjekët ndërkohë thonë se pas valës së re të virusit, në ditët në vijim mund të pritet ulje e të infektuarve, por edhe ata gjithashtu tërheqin vërejtjen për kujdes dhe respektim të masave. Rritja e numrit të të infektuarve sipas infektologut Fadil Cana ishte e pritshme me heqjen e masave kufizuese.

“Autoritetet kompetente shëndetësore, përkatësisht Shtabi i krizës në mënyrë të menjëhershme i ndërprenë masa mbrojtëse dhe si pasojë e asaj numrat janë të pritshëm. Besoj se tani apo në ditët në vijim kjo rritje e numrave mund të pësojë në rënie në krahasim me periudhën e fundit, megjithatë duhet të nevojitet kujdes dhe mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena do të duhet edhe një periudhë të gjatë të aplikohet nga çdo qytetar si këtu ashtu edhe gjithkund në botë”, thotë infektologu Cana.

Maqedonia e Veriut vetëm gjatë muajit qershor ka regjistruar numrin më të madh të personave të vdekur dhe të infektuar nga Covid-19. Nga rreth 6300 të infektuar që nga paraqitja e rastit të parë më 26 shkurt, vetëm në qershor janë infektuar afër 4,000 persona ndërsa nga 298 të vdekur, vetëm në qershor janë regjistruar 165 të vdekur. Të dhënat i referohen rreth 60 mijë testeve të kryera që nga fillimi i pandemisë./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori