“Maqedonia e Veriut do të respektojë ligjet vendore dhe ndërkombëtare për pjesëtarët e FETO-s”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në lidhje me pyetjen për rastin e ekstradimit të mundshëm të 15 anëtarëve të organizatës terroriste FETO, tha se “Maqedonia e Veriut duhet të respektojë legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency.
Zaev sot ishte i pranishëm në debatin “Përvojat dhe përfitimet nga garancia për të rinjtë”, ndërsa pas ngjarjes u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Zaev u pyet se si do të veprojnë institucionet e vendit për ekstradimin e mundshëm të anëtarëve të organizatës terroriste FETO dhe rreth reperkusioneve të mundshme.
Zaev tha se Republika e Turqisë është një mik i madh i Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se institucionet duhet të veprojnë në bazë të rregullave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që ekzistojnë në vendin tonë, duke shtuar se për rastet e ekstradimit është përgjegjëse Prokuroria Publike.
“Gjithsesi, ata nëse e vërtetojnë se ka argumente, duhet të veprojnë edhe nëse shteti turk nuk kërkon nga ne. Apo nëse bëhet fjalë për cilindo qytetar nga jashtë kur bëhet fjalë për ekstradim në raste të këtilla. Gjithsesi, për ne është i rëndësishëm legjislacioni vendor, legjislacioni ndërkombëtar por edhe miqësia me Republikën e Turqisë me të cilën duam si shembull të tregojmë se atje ku ka fakte, menjëherë do të veprojmë. Por, njëkohësisht ne jemi shtet evropian me aspirata për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian (BE) dhe gjithsesi duhet t’i respektojmë rregullat ndërkombëtare”, tha kryeministri Zaev.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me procedurat e ekstradimit të anëtarëve të organizatës terroriste FETO konfirmoi se “po zhvillohen 15 lëndë-kërkesa për ekstradim për vepra penale nga sfera e terrorizmit”.
Nga Ministria e Drejtësisë përmes një deklarate me shkrim për AA thanë se në vitin 2018 dhe 2019, kjo ministri ka punuar në më shumë lëndë për ekstradim, në kërkesë të Republikës së Turqisë.
“Ministria e Drejtësisë për të gjitha këto kërkesa i është drejtuar gjykatës për procedim të mëtejmë. Për momentin po zhvillohen 15 lëndë-kërkesa për ekstradim për vepra penale nga sfera e terrorizmit. Të gjitha procedurat janë në vijim dhe organet kompetente janë në komunikim”, thuhet në përgjigjen me shkrim.
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, të shtunën tha se sipas informacioneve të tij, Ministria e Drejtësisë po zhvillon procedura për ekstradimin e anëtarëve të organizatës FETO që ndodhen në territorin e vendit.
“Proceset që kanë të bëjnë me ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ‘FETO’, të cilët ndodhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheq Ministria e Drejtësisë. Informacionet e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tonë. Mirëpo, informacione më të detajuara duhet të kërkoni në Ministrinë e Drejtësisë, se deri ku janë proceset dhe kur do të mund të realizoheshin”, tha Spasovski.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndroi ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili mbajti një konferencë të përbashkët për media me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Akar tha se ka struktura të caktuara të organizatës terroriste FETO që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe se në këtë kontekst ka momente të reja.
“Besoj se në periudhën e ardhshme do të bëhen hapa konkrete në mënyrë që të dyja shtetet të shpëtojnë nga kjo organizatë terroriste sepse po dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke sabotuar miqësinë tonë dhe marrëdhëniet vëllazërore që kemi”, tha Akar.
“Kemi emra të disa personaliteteve të mëdha, emrat e të cilëve u janë dhënë institucioneve të të dyja vendeve. Unë jam thellësisht i bindur se në ditët e ardhshme institucionet në Maqedoninë e Veriut do të marrin masa konkrete sepse u besoj institucioneve të këtij vendi”, përfundoi Akar.
Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj Fetullah Gülen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), qëndrojnë pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit u martirizuan 251 persona ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën