Ndalja e hovit të migrimit të të rinjve është shtylla kryesore e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilalli.
Kjo është strategji për pesë vjetët e ardhshme, 2023-2027.
Në draft-versionin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë theksohet se gjeneratave të reja u garantohet pjesëmarrja në krijimin e politikave të cilat lidhen me interesat e tyre, përmirësimi i kualitetit të jetesës, si dhe krijimi kushteve për vende më të mira pune.
Sipas Ligjit për politikat rinore, Agjencia për Rini dhe Sport është institucioni përgjegjës për zbatimin dhe koordinimin e procesit të krijimit të strategjisë.
“Rreth 80 për qind e miqve apo shokëve të mi me të cilat kam qenë bashkë në shkollë fillore, janë larguar nga vendi. Për këtë arsye konsideroj se migrimi është një problem shumë serioz që i prekë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Bilalli.
Referuar të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2021, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 150 mijë të rinj më pak – krahasuar me regjistrimin e vitit 2002.
Sllavço Temellkovski, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup thotë se shpërngulja e të rinjve nga vendi, paraqet një problem të madh.
“Kjo çështje me siguri duhet të jetë prioriteti më i madh i Strategjisë së re Nacionale për të Rinjtë. Edhe në vetë programin e Parlamentit Studentor e kemi të përfshirë këtë problematikë, dhe përmes masave të cilat i vendosëm dhe programet të cilat i kemi hartuar për këtë vit, konsideroj se mund të ndikojmë në parandalimin e migracionit të të rinjve nga shteti”, thotë ai.
Në programin e Parlamentit Studentor në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodi në Shkup, thuhet se aplikimi i punës praktike gjatë studimeve dhe ndihma e shtetit për nxitjen e hapjes së bizneseve nga të rinjtë, janë mekanizma për perspektivë të qëndrueshme.
Në hartimin e Strategjisë Nacionale janë përfshirë shumë institucione shtetërore, njësi të vetëqeverisjes lokale, organizata joqeveritare dhe faktorët e tjerë relevantë që kanë të bëjnë me politikat rinore.
Strategjia hartohet në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, Programi për Zhvillim (UNDP) dhe Misionin e OSBE-së në Shkup.
Hartimi i strategjisë së re vjen si nevojë pas dështimit të strategjisë së vitit 2016, pasi ajo nuk përputhej me nevojat reale që kanë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Agron Demiri, drejtues i Unionit të Studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për REL-in se përfshirja e të rinjve në pozitat vendimmarrëse akoma mbetet çështje problematike.
Ndërsa Marija Kerstevska nga Këshilli Kombëtar i të Rinjve, thotë për REL-in se nëse autoritetet e shtetit dëgjojnë zërin e të rinjve, mund të ndërtohen institucione të cilat do t’i përkasin të ardhmes dhe jo të kaluarës, rrjedhimisht “të rinjtë të ardhmen do ta shohin në vend dhe jo jashtë Maqedonisë së Veriut”.
“Që nga niveli lokal deri tek ai qendror duhet konsultuar të rinjtë, duke i pyetur se çka është prioritet për ta”, thotë ajo.
Sipas saj, nga kjo nuk do të përfitonin vetëm të rinjtë, por e gjithë shoqëria.
“Tek ta ka shumë potencial për sa i përket zgjidhjeve që mund të ofrojnë, veçanërisht në mbrojtjen e ambientit, politikat sociale dhe arsimore”, thekson Kerstevska.
Papunësia e të rinjve, e cila është mbi 30 për qind, është përmendur si çështje problematike edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje