Maqedonia e Veriut sot në Bruksel fillon skriningun bilateral për Kapitullin 25

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në Bruksel e udhëheq delegacionin e vendit me rastin e fillimit të takimit të skriningut bilateral për kapitullin 25, “Shkencë dhe hulumtim” nga klasteri i tretë “Konkurrentshmëri dhe rritje gjithëpërfshirëse”.
Siç ka bërë të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në do ta shfrytëzojë vizitën njëditore të punës në Bruksel për të zhvilluar takim koordinues me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë të fqinjësisë dhe negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Mikela Matuela, ndërsa do të takohet edhe me Sajmon Mordju, këshilltar për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Procesi i skriningut zhvillohet pa ndërprerje. Jemi thuajse në gjysmë të rrugës të zbatimit të saj, ndërsa sipas kalendarit të përcaktuar duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit. Skriningu shpjegues dhe bilateral janë kompletuar plotësisht për dy klasteret kryesore: Klasteri 1, “Vlerat themelore” dhe Klasteri 2, “Tregu i brendshëm””.
“Në rrjedhë është skriningu bilateral për klasterin e tretë, “Konkurrentshmëri dhe rritje gjithëpërfshirëse”, për të cilin tashmë ka përfunduar skriningu shpjegues. Paralelisht e kemi mbyllur edhe skriningun shpjegues për klasterin e katërt, “Agjenda e gjelbër dhe politika e transportit”, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës