Instituti për Ekonomi dhe Paqe çdo vit përpilon listë të vendeve më të sigurta dhe më paqësore në botë. Në Indeksin Global të Paqes duke filluar nga viti 2017 Maqedonia e Veriut përparon çdo vit. Në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor vendi ynë qëndron më mirë në krahasim me vendet tjera të ish Jugosllavisë, vetëm Sllovenia dhe Kroacia janë më të mira se Maqedonia e Veriut, përcjellë Telegrafi.

Maqedonia e Veriut është është në grupin e vendeve me të ashtuquajturat 'Niveli i lartë i sigurisë'... Ja si ka qenë progresi i Maqedonisë në gjashtë vitet e fundit:


2017 – 103

2018 – 87

2019 – 65

2020 – 62

2021 – 40

2022 – 36

Si vend më i sigurt në botë llogaritet Islanda, ndërsa në tre vendet e fundit në këtë listë prej 163 shteteve janë Siria, Jemeni dhe Afganistani. Kina është në vendin e 89-të, Shtetet e Bashkuara në vendin e 129-të dhe Rusia në vendin e 160-të. /Telegrafi/