LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

Maqedonia e Veriut përballe me mungesën e punëtorëve

Mungesa e punëtorëve në vend ka bërë që disa biznese t’iu japin punë shtesë punëtorëve por pa i rritur pagat e tyre. Kjo ka nxitur revoltë tek fuqia punëtore, të cilët thonë se kanë kërkesa të vazhdueshme për pagesën konform shtimit të punës dhe zgjatjes së orareve. Por, pse në fakt nuk ka punëtorë krahu? Kësaj pyetje ju përgjigjen shumë punëtorë nëpër kantiere ndërtimi, të cilët tregojnë se kolegët e tyre kanë ikur në perëndim për tu paguar aq sa punojnë. Ata që kanë mbetur janë në prag të pensionit.

“Nuk planifikoj sepse jam para pensionimit dhe nuk kam ku të shkoj askund të punoj. Hiç më larg se djali im ka ikur prej këtu për në Gjermani, por ai atje po punon si shofer. Këtu nuk ka jetë, paguhemi pak prandaj ikin të rinjtë.”


“Po nuk ka sepse kanë dal jashtë vendit shumica. A njeh dikë që ka dal në perëndim për punë? Njoh plot që kam pasur kolegë shumë kanë ikur jashtë. Po Ju perse nuk po dilni? Sepse jam në kohë s’kam si të dal.

“Fuqia punëtore jo se është e vështirë për tu gjetur, ndoshta ato zanatet më profesionale. Punëtorë krahu gjinden, por ata që janë më profesional iu është rënduar situata, mirëpo jo se nuk mund të gjinden. Mungesa e fuqisë punëtore është prej pakënaqësive, ne nuk mund të themi se ata ikin në Gjermani se janë shumë të kënaqur. Për tu përmirësuar kjo gjendje duhet të gjendet një zgjidhje që sipas neve duhet të ngritët standardi i punës për tu rritur edhe çmimet e punëve.”

Hendeku është i thellë në tregun e punës, ku në disa zanate ka mungesë të theksuar të ustallarëve, ndërkaq në disa veprimtari të tjera janë shumë të kualifikuar pa punë. Nga Agjencia për Punësim thonë se ky bilanc duhet të nivelohet, duke shtuar se në tregun e punës aktualisht janë rreth 7 mijë vende të lira të punës. Deficiti në disa veprimtari është më i theksuar sipas paraqitjeve për nevojë të fuqisë punëtore.

“Bazuar në paraqitjet për nevojën për punëtorë, punëdhënësit shprehën nevojën për punëtorë në profesionet e mëposhtme: programues, shkencëtar kompjuteri, komercialist, administrator, nëpunës administrativ, shitës, rrobaqepëse, kamerier, kuzhinier, punëtor ndërtimi, arkëtar, punëtor i përgjithshëm shoferët kamionësh dhe autobusësh. Punëtorët në profesionet e bravandreqës, montues, saldator, saldator argoni, murator, teneqexhi, furrtar janë gjithmonë të kërkuar në tregun e punës”.

Sipas shoqatave të punëtorëve, shumica e vendeve të lira të shpallura janë sipas punëdhënësve nga industria përpunuese, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe ndihmëse, e ndjekur nga ndërtimi, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit, transporti dhe ruajtja, informacioni dhe komunikimi, veprimtari profesionale shkencore dhe teknike./Alat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori