Maqedonia e Veriut para krizës politike, opozita paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve

Në Maqedoninë e Veriut të shtunën në mesnatë ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe pas kësaj kanë nisur të rrjedhin afatet për zgjedhjet, që me automatizën duhet të mbahen më 5 korrik.
Por, opozita maqedonase që drejtohet nga OBRM-PDUKM ka bërë të ditur se do të bojkotojë zgjedhjet për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë, respektivisht numrin e madh të të infektuarve me koronavirus.
OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, pasi socialdemokratët që drejtohen nga Zoran Zaev insistojnë në zgjedhje të shpejta për të konspliduar institucionet meqë vendi tani pesë muaj është pa parlament ndërsa vendi drejtohet nga qeveria teknike e cila pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të sjellë asnjë vendim në përballje me pandeminë apo aspektet ekonomike.
Lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, në një konferencë për mediat të dielën, tha se nuk pranon zgjedhje më 5 korrik apo edhe në 8 korrik, sic kishte propozuar Zaevi, por nga mesi këtij muaj pasi më parë të jenë siguruar kushtet për mbrojtjen e shëndetit të votuesve në zgjedhje dhe pasi të ketë konfirmim se procesi i votimit do të monitorohet nga misioni i OSBE/ODIHR-së.
“Së pari duhet të sigurojmë protokolle adekuate për votime, le të arrijë misioni i OSBE-së dhe ditën e nesërme mund të shkojmë në zgjedhje. Sipas informatave të deritanishme, mesi i korrikut është një bazë e mirë të dalin në votime, të ju fitojmë dhe pastaj do të ketë përgjegjësi për të gjitha dështimet e qeverisë”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Ai ka thënë se pa plotësimin e këtyre kushteve çdo datë tjetër nuk do të pranohet nga opozita.
Por, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se zgjedhjet janë më se të domosdoshme dhe ato duhet të mbahen një orë e më parë.
“Frika nga humbja e zgjedhjeve nuk duhet të jetë arsye për asnjërën palë që të bojkotojë zgjedhjet ose të kërkojë shtyrjen e tyre, duke rrezikuar si njerëzit ashtu edhe shtetin…Janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve. KSHZ-ja, si organ ekzekutiv, ka detyrimin të zhvillojë zgjedhjet, të cilat me ligj dhe kushtetutë duhet të mbahen në 5 korrik. Mosrespektimi i ligjit i nënshtrohet përgjegjësisë”, ka shkruar Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim që është në koalicion me LSDM-në ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, por ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse.
“Zgjedhje duhet të ketë. Shteti ka nevojë për stabilitet politik, veçanërisht në kushte kur po ballafaqohemi me vazhdim të pandemisë. Por, zgjedhjet e njëanshme thellojnë krizën politike, rrumbullakësim i qarkut vicioz, nga një krizë shëndetësore, në krizë socio-ekonomike, tani në një krizë politike, e cila pastaj shumë lehtë mund të transformohet në krizë institucionale, bile edhe në krizë të sigurisë”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri