LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut e 83-ta sa i përket respektimit të të drejtave të LGBT-së

Maqedonia e Veriut e 83-ta sa i përket respektimit të të drejtave të LGBT-së

Kanada, Portugalia dhe Suedia janë vendet ku më së shumti respektohen të drejtat e homoseksualëve. Kështu e thotë “Spartacus International Gay Guide”, organizatë që ofron këshilla LGBT turistëve pasi i analizoi 197 vende në botë.

Sipas këtij indeksi, Maqedonia e Veriut është në vendin e 83-të me -1 pikë, ndërsa Kanada, Portugalia dhe Suedia kanë nga 10 pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këtu janë marrë parasysh martesat e LGBT-së, lejimi i adoptimit, të drejtat transgjinore, ndikimi i fesë, ndalimi i homoseksualitetit, ndalimi i paradës së krenarisë, popullsia armiqësore lokale etj.

Nga vendet e rajonit, e renditur më mirë është Sllovenia, në vendin e 28-të me gjashtë pikë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia në vendin e 47-të me dy pikë, Greqia në vendin e 57-të me një pikë, Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia në vendin e 68-të me 0 pikë, Maqedonia e Veriut në vendin e 83-të me -1 pikë dhe Turqia në vendin e 110-të me minus katër pikë.

Në vendin e fundit, në vendin e 197-të është Çeçenia me minus 16 pikë./Telegrafi/