LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Jordania me Memorandum për Bashkëpunim në Bujqësi

Maqedonia e Veriut dhe Jordania me Memorandum për Bashkëpunim në Bujqësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Jordani, pati një takim me Ministrin e Bujqësisë, Khalid Al Hanifat, me të cilin nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për Bashkëpunim në Fushën e Bujqësisë, që është marrëveshja e parë ndërkombëtare ndërmjet Qeverive të dy vendeve, njoftojnë nga MPJ.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, po krijojmë bazë për intensifikimin e shkëmbimit të produkteve ushqimore dhe bujqësore, veçanërisht në drejtim të rritjes së eksportit të frutave, perimeve dhe mishit të qengjit nga Maqedonia e Veriut në Jordani dhe rritjes së importit të vajit të ullirit dhe hurmave nga Jordania në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të dyja vendet, duke marrë parasysh sfidat aktuale me sigurinë ushqimore në këtë rajon dhe nevojën për të diversifikuar furnizimin me produkte ushqimore. Nga ana tjetër, ne kemi potencial për të cilin kemi nevojë për tregje të reja dhe nuk kam dyshim se ky do të jetë një hap tjetër drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve”, theksoi Osmani


Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është veçanërisht i rëndësishëm shkëmbimi i përvojave në fushën e politikave bujqësore, zbatimi i masave specifike për përmirësimi i prodhimit bujqësor, siguria ushqimore dhe menaxhimi i ujit, për çka u zotuan për realizimin e projekteve me interes për të dyja palët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori