Maqedoni, votohet Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë

Deputetët në kuadër të seancës së 91-të, sot votuan Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë.
Sipas Ligjit të ri për ndërprerjen e shtatzënisë, shfuqizohet pritja treditore dhe pengesat tjera administrative për realizimin e abortit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ndryshimet ligjore, gruaja do të mund të merr të dhëna të plota, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e realizimit të intervenimit.
Vendimin për abort sipas ligjit të ri, gruaja do të mund ta merr në mënyrë të vetëdijshme, pa ndikim dhe mbi bazë të informacioneve lidhur me intervenimin./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































