Më vështirë e kanë ata prindër që kanë nga dy e më shumë fëmijë në shkollë. Ata do të duhet të ndajnë më shumë se 200 euro vetëm për pajisje shkollore dhe për veshmbathje.
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, nga libraritë e qytetit të Tetovës theksojnë se interesimi i prindërve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme për t’u pajisur me tekste dhe materiale të tjera të nevojshme shkollore është tejet i madh, shkruan gazeta KOHA.
Libraritë së fundmi janë furnizuar me tekste dhe material të tjera shkollore dhe janë gati që nxënësve t’ju ofrojnë të gjitha gjësendet e nevojshme shkollore. Çmimet sipas pronarëve dhe punonjësve të këtyre librarive nuk kanë ndonjë dallim të theksuar për dallim nga vitet e kaluara, ato janë fleksibile dhe të kapshme për qytetarët, varësisht standardit në Republikën e Maqedonisë. Në libraritë e Tetovës thonë se çmimet janë të pranueshme për të gjithë, pasi që oferta është më e gjerë dhe çmimet janë të pranueshme edhe për shtresën me të ardhura më të vogla.
“Si përherë, ditëve para fillimit të vitit shkollorë janë më shumë të frekuentuara nga prindërit. Presin që interesimi të jetë më i madh edhe ditëve tjera. Sa i përket çmimeve, ata janë pothuajse të njëjta me vitet e kaluara. Mund të them se çmimet nuk janë rritur, por janë ulur. Kështu, për shembull, çantat i kemi edhe me çmime më të ulëta, por edhe ata prindër që mund të lejojnë një çantë më të mirë, normalisht se çmimi është më i madh”, thotë për KOHA, Islam Abazi nga libraria “Rilindja” në Tetovë. Kësisoj, fletorët fillojnë nga 10 denarë e më lartë, ndërsa çmimi i lartë është edhe për çantat të cilët fillojnë nga 10 euro, varësisht nga cilësia e materialit. Krahas librave të cilët jepen falas nga ana e Ministrisë së Arsimit, prindërit duhet të blejnë lapsa, goma, fletore, ngjyra, çanta dhe veshmbathje. Me gjithë dëshirën që fëmijët të jenë të kompletuar, edhe këtë vit çmimet janë të larta në krahasim me rrogën dhe gjendjen ekonomike. Prindërit zgjedhin një mesatare, por edhe çmime më të ulëta.
Në këtë drejtim, prindërit edhe këtë fillim vit shkollorë do të duhet të ndajnë nga buka e gojës për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Më vështirë e kanë ata që kanë nga dy e më shumë fëmijë në shkollë. Ata do të duhet të ndajnë më shumë se 200 euro vetëm për pajisje shkollore për fëmijët e tyre dhe po aq për veshmbathje. Prindërit shprehen se janë të stërngarkuar me shpenzime, sidomos kur fillon viti shkollor pasi që duhet të sigurojnë pajisjet dhe veshmbathjet për fëmijët.
“Një fëmijë e kam në shkollë fillore, kurse tjetri është në shkollë të mesme. Për të dy duhet veshje dhe pajisje tjera shkollore dhe me një rrogë prej 250 euro nuk mund të arrij të mbuloj tërë këto shpenzime që dalin. Nga viti në vit rriten shpenzimet në vend se të zvogëlohen. Fëmijët nuk kanë faj, ata shohin moshatarët e veshur mirë dhe ata kërkojnë, kurse xhepi ynë nuk lejon që t`u sigurojmë veshmbathje më cilësore”, thotë Nexhbedini, një prind tetovarë.
Përndryshe viti i ri shkollorë 2017/18 për shkollat fillore dhe ato të mesme që zakonisht fillon më 1 shtator, këtë vit, për shkak të Kurban Bajramit, viti i ri shkollorë do të fillojë më 4 shtator, gjegjësisht ditën e hënë. Nga ana tjetër në Sektorin për arsim theksojnë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit shkollorë në Tetovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në gjendje të dehur i dëmtoi me thikë gomat e veturës së vëllait, arrestohet i dyshuari

MPB zbardh rastin e kërcënimeve me bomba në shkolla, e-mailet janë dërguar nga dy të mitur

“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?