LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal

Maqedoni, vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal

Ditë më parë filloi vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin. Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe rekomandohet për personat mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët nën 3 vjet, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, shtatëzënat si dhe personat me imunitet të dobët.

“Dobitë nga vaksinimi janë shumë të mëdha,për shkak se bën parandalimin e gripit por edhe në qoftë se sëmuren nga gripi atëherë mund ta kalojnë në formë më të lehtë,vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar rreth 500 persona ndërsa sot rreth 280 perosna.Gjithçka po rjedhë mire, edhe këtë vit kemi 5000 doza vetëm për qytetin e Shkupit”, tha Lulëzime Bajrami nga Q.SH.P. Shkup.

Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshi Evropian dhe Maqedoninë.


Vaksina është e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B. vaksina është siguruar nga Holanda dhe kushton 400 denarë.

Qytetarët do të mund të vaksinohen në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë e tyre rajonale. Vaksinimi kundër gripit është në bazë vullnetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori