Kompanitë e autobusëve përpiqen t’i mbajnë çmimet e njëjta të biletave, por nuk e dinë edhe sa. Me ngritjen rapide të çmimit të derivateve, agjencitë e transportit ndër urban thonë se javën e fundit janë duke punuar me humbje.
Nga drejtoria e Stacionit të autobusëve në Shkup thonë se po vazhdoi ky trend do të ndodh kolaps i transportit publik. Drejtori Omer-Agiq tha se kjo goditje e përditshme e çmimeve do të bëj të pamundur vozitjen e makinave dhe ngarkesa e transportit do të bie mbi autobusët e linjave publike.
“Është jo humane që transportuesit të rritin sërish çmimin e biletave, ne do ta ndërmarrim këtë hap vetëm nëse rrezikohet puna dhe financat bëhen të paqëndrueshme. Meqë kemi shok të çmimit në këtë javë ne nuk kemi ndërmarr masa radikale dhe presim si të ecën situata dhe nëse do kemi ndonjë përgjigje reale”, tha Masar Omer Agiq, Drejtor i Stacionit të Autobusëve.Nga Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve thonë se qytetarët duhet të riorganizojnë udhëtimet e tyre me autobusë për nevojat e përditshme brenda apo edhe jashtë qytetit, andaj kërkojnë subvencione.
“Ne kemi dërguar kërkesë te Qeveria dhe Ministria përkatëse për ndihmë nga shteti. Presim të na thirrin në takim për t’i treguar problemet e transportuesve të udhëtarëve dhe të na japin propozim për zgjidhje”, thonë nga Shoqata e Transportuesve.
Nga Qeveria thonë se do të marrin në shqyrtim kërkesën e tyre, por nuk kanë paraparë diçka të tillë. Ende pa u bërë muaji i plotë, çmimi i biletave të linjave ndër-urbane u shtrenjtuan deri në 20% në të gjithë vendin.
Varësisht nga distanca nga 15 shkurti qytetarët kanë paguar nga 30-120 denarë më shumë. Prej atëherë derivatet janë rritur rreth 25 denarë për litër. Në 150 linjat e autobusëve që janë aktive aktualisht, sipas autoriteteve, çdo ditë udhëtojnë mbi 3,000 qytetarë nëpër gjithë vendin./ Alsat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë