LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sot shënohet Dita botërore e akreditimit

Maqedoni, sot shënohet Dita botërore e akreditimit

Në Maqedoni sot do të shënohet Dita botërore e akreditimit, në organizim të Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ditë do të shënohet me moton ‘Akreditimi: Mjeti global për përkrahjen e punës në sketorin publik’.


Në këtë solemnitet me rastin e shënimit të Ditës botërore të akreditimit do të ndahen certifikata për akreditim, ndërsa midis të tjerave do të mbajë fjalim ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Tomovska Arsovska. /Telegrafi/