Vështirë se mund të gjendet ndonjë element i rëndësishëm i funksionimit të shkollave ku gjërat të shkojnë ashtu sikurse duhet. Duke nis me gjendjen fizike të objekteve e pajisjeve për mësim, për të vazhduar pastaj me realizmin e programeve mësimore apo kualifikimin e kuadrit mësimdhënës, e deri te niveli i diturive dhe shkalla e ndërgjegjësimit të nxënësve, si shkollat fillore ashtu edhe shkollat e mesme tregohen të dobëta, shkruan gazeta KOHA.
Kështu të paktën ka konstatuar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Raportin për cilësinë e procesit edukativo-arsimor të 162 shkollave. Këto shkolla, 115 fillore dhe 47 të mesme kishin realizuar paraprakisht evaluimin e brendshëm, pasi Ligji parasheh që çdo tre vjet, shkollat të bëjnë evaluimin e brendshëm dhe pas kësaj ISHA të kryejë evaulimin integral në bazë të të cilit përpilohen edhe raportet e cilësisë. Në Raportin që ISHA përpiloi për vitin shkollor 2016/2017, është konstatuar se pjesa dërmuese e shkollave në Maqedoni janë të pasigurta në rast rreziku nga vërshimet dhe zjarri.
“Në më tepër se mbi 80 për qind e shkollave nuk funksionojnë hidrantet, ndërsa nuk janë serbizuar në kohë as aparatet kundër zjarrit. Po kaq shkolla nuk janë të siguruara”, vërehet në atë Raport. Për këtë arsye, ISHA i këshillon shkollat për më tepër bashkëpunim me themeluesit. Shkollat janë gjithashtu me ambiente të papërshtatshme për mësim, shpeshherë me kabinete të pa shfrytëzueshme dhe me pajisje të papërdorshme të teknologjisë informative, respektivisht me kompjuterë të dalë nga përdorimi.
Në Raport, gjendja e shumicës të shkollave në këtë pikë përshkruhet me sa vijon: në një pjesë të madhe të shkollave ka kabinete jofunksionale për shkak të mungesës së mjeteve për mirëmbajtjen e tyre, me pak rekuizita sportive realizohen të gjitha përmbajtjet mësimore të lëndës së edukatës fizike dhe ka shumë pajisje të vjetruara dhe të shkatërruara të TI-së. Element shqetësues vërehet edhe në mosrespektimin e proceduarve ligjore për këshillim të prindërve. Ligji për arsim fillor dhe të mesëm parasheh dënimin në të holla të që në rastet e mosparaqitjes së prindërve në mbledhjet prindërore, si dhe organizimin e seancave të përbashkëta të këshillimit me prindërit e fëmijëve problematik. Kur janë në pyetje planet mësimore dhe programet e aktiviteteve të lira, ISHA ka gjetur shumë dobësi sidomos të shkollat e mesme. “Te mbi 60 për qind e shkollave të mesme aktivitetet që lidhen me realizimin e projekteve dhe aktiviteteve nuk korrespondojnë me dijet që u përshkruhen nxënësve sipas profilit dhe drejtimit në të cilin mësojnë. Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në gara është gjithashtu e dobët. Arritjet e nxënësve poashtu problematike”, përcjell KOHA Raportin e ISHA-s.
Shkollat, sipas Raportit të ISHA-së, shmangin t’i ndjekin këto procedura. Por ajo që mbetet ende më shqetësuese se kaq ka të bëjë me moskualifikimin e duhur të profesorëve dhe mosrealizimin e orëve të lira me programe arsimore për nxënësit ashtu sikurse edhe mos pjesëmarrja e këtyre të fundit nëpër gara të diturisë. E thënë ndryshe, nxënësit shmangin të sprovojnë dijet e tyre, dhe orët e aktiviteteve të lira i shfrytëzojnë për të ikur nga shkolla./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?