LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shpenzimet për jetesë në qershor më të larta se vitin e kaluar

Maqedoni, shpenzimet për jetesë në qershor më të larta se vitin e kaluar

Shpenzimet për jetesë në qershor janë të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa lidhur me qershorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 1,4 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika, çmimet me pakicë shënojnë rritje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin maj të këtij viti ndërsa në raport me muajin qershor vitin e kaluar, rritje prej 2.8 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë se tek shpenzimet e jetesës është vërejtur lëvizje në nëngrupet, gjegjësisht në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur rritje tek frutat e freskëta dhe të ftohura për 4.8 për qind, frutat e ngrira dhe frutat e thata dhe produktet arrore për 0.4 për qind, jogurti, perimet e ngrira përveç patatja dhe frutat e tjera rrënjore për 0.3 për qind, djathi dhe gjiza, frutat e konservuara, sheqeri, mjalti dhe produktet konditore dhe produktet e tjera ushqimore për 0.2 për qind.


Rritja e indekseve të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe tek karburantet për amvisëritë për 4.8 për qind, shërbimet për akomodim për 3.7 për qind, shërbimet për kulturë për 3.5 për qind, paket aranzhimet turistike për 2.8 për qind, gazi për amvisëritë, për 2.6 për qind shërbimet paramjekësore për 2.2 për qind shërbimet stomatologjike.

Ulje të indekseve të shpenzimeve për jetesë në qershor të vitit 2018 në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patatet dhe frutat e tjera rrënjore për 6.7 për qind, patatet për 2.2 për qind, peshku dhe frutat e detit, vaji dhe yndyrat për 0.5 për qind.

Ulje të indekseve të shpenzimeve për jetesë është vërejtur edhe tek librat për 11.3 për qind, transporti ajror i pasagjerëve për pesë për qind, disqet, kasetat, cd-të filmat për 4.4 për qind, shërbimet spitalore për 1.7 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori