Ministria e Arsimit duhet urgjentisht t’i përvishet punës për reforma thelbësore pas formimit të Qeverisë së re, pavarësisht se kush do ta drejtojë atë. Kështu vlerëson Etem Xheladini, mësimdhënës dhe anëtar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Kumanovë. Ai shtoi se drejtuesit e arsimit për tu ballafaquar me sfidat që i sjell virusi korona, tashmë duhej të kishin hartuar një model të përbashkët për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21.
“Mendoj se do të ketë problem më tepër se gjithë ministritë e tjera. Duhet të shikohet një model tjetër se ky u pa që nuk ishte aq i suksesshëm edhe pse na gjeti të papërgatitur. Por, edhe kushtet ne ende nuk i kemi në vendin tonë që të mbajmë një mësim të tillë. Dihet se në shume pjesë rurale nuk i kanë këto kushte edhe shkollat edhe nxënësit”-pohoi Etem Xheladini, anëtar i LASH-it, Kumanovë
Xheladini vlerëson se nxënësit patjetër të kthehen në bankat shkollore në shtator por, kjo të bëhet me orar dhe aktivitete të reduktuara. Madje, ai vlerëson se mësimi online ishte joefikas dhe ka lënë pasoja të mëdha te nxënësit.
“Orari të jetë i shkurtuar, kuptohet. Shkollat që punojnë me një ndërrim do ta kenë më të lehtë realizmin e procesit mësimor. Ndërsa, ato shkolla që punojnë me dy ndërrime, ato duhet ti shkurtojnë disi që ta nxjerrin edhe një ndërrim mes ndërrimeve me qëllim që kontakti të jetë drejtpërdrejt i arsimtarit dhe nxënësit. Ka lënë pasoja dhe do të vazhdojë të lë më tepër nëse e fillojmë kështu sepse 50-60 % e nxënësve nuk e kanë atë mundësi që përmes mësimit online ti arrijnë gjitha ato që dëshirojnë”-tha Etem Xheladini anëtar i LASH-it, Kumanovë.
Për momentin, Ministria e Arsimit akoma nuk strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor, në rast se gjendja me koronavirusin nuk përmirësohet deri në vjeshtë. Kohë më parë, ministri i Arsimit Arbër Ademi pretendonte se ka strategji për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor por pa dhënë asnjë detaj sqarues. Për dallim nga dikasteri i Arsimit, nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit pranuan se akoma nuk ka një strategji konkrete nëse në shtator nxënësit do të kthehen në bankat shkollore ose do të vijojnë mësimin “online”. Sipas sqarimeve të këtij institucioni, udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit tani po plotësojnë anketa për të treguar anët pozitive dhe negative të mësimit online. Nga kontaktet me drejtorët e shkollave, “Alsat” arriti të kuptoj se për në shtator shqyrtohen mundësi të ndryshme të zhvillimit të procesit mësimor. Mes tyre, supozohet që klasat e ciklit të ulët fillor ta ndjekin mësimin me prezencë fizike ndërsa klasat e larta në formë të kombinuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë