Prindërit thonë se ndjehen të maltretuar nga pritjet 4-orëshe e më gjatë për të marrë një dokument të nevojshëm. Të zhgënjyer, ata fajësojnë institucionet për punë joefikase si dhe sistemin për të cilin thonë se qëllimisht është shkaktuar kjo rrëmujë pasi që siç shprehen ata, ky sistem është i tillë që në fund ata që kanë arritur t’i marrin dokumetet në këtë rrëmujë do t’i fitojnë ndihmat ndërkaq të tjerët do të ngelen duarbosh.
“Jam këtu për të marrë vërtetimin, futuni brenda shifeni se çka po ndodh, nuk mirret frymë brenda, nuk ka rend, hyjnë nga 100 njerëz dhe nuk po mundemi të kryejmë punë. Punojnë vetëm 3 sportele. Jam me fëmijën tim me nevoja të veçanta, hyra brenda ishte duke humbur gati vetëdijen fëmiu. Pse na malltretojnë t të marrim në këtë mënyrë vërtetime kur shkollat i kanë të gjitha të dhënat e prindërve”, tha një qytetar.
“Nuk ka rend, njerëzit shtyhen ndërmjet vete. Po pres prej në ora 9. Nuk mundesh të arrish deri tek rendi, ka gra, ka fëmijë. E kan bë kështu sepse kush do të arrijë të merr do të merr”.
Ne kemi ardhë një vërtetim ta marrim, e kemi ne edhe një punkt në Draçevë po nuk punon, ka shumë vende punkte që mund të lajmërohesh po ato nuk punojnë me qëllim që të bëhet rrëmujë këtu. Po pres 3-4 orë . Kjo është malltretim për popullin”.
Prindërit adresojnë kritika të shumtë për afatin e paraparë kohor dhe theksojnë se ka qenë e nevojshme të kenë më shumë ditë në dispozicion për të arritur të kryejnë punë me mbledhjen e dokumentacionit të nevojshem për aplikim. Ata fajësojnë institucionet shtetërore se gjithmonë gjërat e tilla i realizojnë në këtë mënyrë të shpejtë.
“Ja të ju tregoj se cili është shtet, unë punoj atje, kam ardhë këtu ti marr dokumentet për fëmijët e mi që ti shpërngul nga këtu”.
“Ne tani sa erdhëm, nuk kemi koment. Katastrof është, ashtu e kanë bë deri të premten kohë kemi”.
“Katastrofë, si do të duket kjo, për 2 ditë e kanë bë afatin kohor, fryma të ndalet brenda, ka 4 orë që jam këtu katastrofë. Të gjitha me shpejtësi punët I bëjnë pse e kanë bërë me shpejtësi, duhet të ketë afat kohor 20 ditë çka është kjo për 2-3 ditë”, thonë disa qytetarë.
Ndërkohë ministri i Аrsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri për “TVShenja”, i pyetur në lidhje me këtë situatë të krijuar në agjencinë për punësim, deklaroi se është diskutuar për ndryshime dhe në 2 ditët e ardhshme do të aprovohen ndryshime në kërkesat për dokumentacionin.
Ai sqaroi se thirrja nuk ka qenë vetëm për kategorinë e të papunëve por ka qenë edhe për kategorinë e të punësuarve të cilët duhet të marrin vërtetim për kompanitë për të cilët tha se nuk janë hasur shqetësime, por shqetësimi është i pranishëm tek kategoria e papunëve.
“Edhe vërejtjet tuaja poashtu edhe të mijat janë për mos azhurim ose mos funksionim të shpejtë të sistemit .Informatat kanë arritur edhe tek ne se janë të shumta kërkesat dhe nuk të ju dalin në përgjigje. Menjëherë pas marrjes së informative kemi parë me kabinetin se cila duhet të jetë mënyra më e shpejtë për të ndryshuar ndonjë nga kërkesat e dokumetacionit, po e aprovojmë ndryshimin po e them drejtë për së drejti tek ju që do të shihet mundësia që ata që janë të papunë të marrin një dëshmi nga banka sepse janë më shumë, të shpërndarë në vend, të marrin një dëshmi nga banka nga të hyrat e fundit mujore, me të cilat ne do të firmosim deklaratë që në bazë të dëshmisë së bankave i kemi të dhënat e sakta, për të ju përgjigjur kësaj situate”, tha Shaqiri.
Shaqiri bri apel për mirëkuptim nga ana e prindërve, sepse siç tha ai po punohet për disa ndryshime. Ai sqaroi se në bazë të nevojave te aplikimit, nëse do të haset nevojë edhe për disa ditë shtesë për aplikim, kjo do të shqyrtohet.
Pasqyra e krijuar në agjencinë për punësim, dëshmon varfërinë e popullit në Maqedoni të Veriut dhe vrapimin pas shumave të vogla që ofrohen si ndihma shtetërore, vlerësojnë qytetarët./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker