Maqedoni, prodhuesit kërkojnë të lejohet eksporti i lules së kanabisit

Prodhuesit e kanabisit para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar që të lejohet në një afat prej shtatë ditësh eksporti i luleve të kanabisit, duke theksuar se ka rrezik që lulja e kanabisit të thahet dhe e njëjta të shkojë dëm.
Kultivuesit e kanabisit kanë kërkuar që me urgjencë të miratohet ligji i ri për kontrollin e barnave opiod dhe substancave psikotrope i cili u tërhoq nga procedura parlamentare pasi opozita maqedonase OBRM-PDUKM-së tha se ky ligj po miratohet për të kënaqur interesat e personave që kanë lidhje të ngushtë familjare me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev.
Kultivuesit e kanabisit nuk kanë dashur të japin detaje se për çfarë sasie të lules së kanabisit bëhet fjalë, por kanë theksuar se nëse nuk miratohet ligji brenda një jave do të pësojnë dëme të mëdha kompanitë që merren me prodhimin e kanabisit.
“Ky mall nuk mund të presë, lulja e kanabisit duhet të ekstrahohet (t’i nxirret ekstrakti) sepse bëhet fjalë për diçka organike dhe si e tillë nuk mund të pres. Për çdo ditë ne pësojmë humbje gjithnjë e më shumë përderisa lulja e kanabisit mbetet në magazinë”, ka theksuar Konstadin Dukovski nga Shoqata për kultivim të kanabisit mjekësor “Makkanabis”.
Ai njëherësh ka bërë të ditur se ka biseduar dhe me opozitën dhe se për momentin duhet të lihen anash inatet mes partive politike sepse dëmi është i madh, ndërkohë që në industrinë për prodhimin e kanabisit janë përfshirë edhe më shumë kompani të huaja krahas atyre të vendit me një kapital prej më shumë se 150 milionë euro duke përfshirë 800 të punësuar.
Konstadin Dukovski nga Shoqata për kultivim të kanabisit mjekësor “Makkanabis”, tha se biznesi me kultivimin e kanabisit është duke u zhvilluar me shpejtësi të madhe andaj dhe po rritet edhe nevoja për punësime të reja.
“Në shumë raste në shumë konferenca shtypi u tha se ligji do të ndërrohet dhe se do të lejohet mundësia për eksport të lules. Atë deri tani nuk e pamë. Do të dëshiroja të apeloj te Qeveria në afatin e mundshëm më të shpejtë të kalohet ligji në fjalë, nëse nuk arrijnë ta kalojnë ligjin siç ishte propozuar të ndërrojnë vetëm një nen ku do të përfshihet lejimi për eksport të lules së kanabisit”, tha Dukovski.
Ndërkohë, opozita maqedonase OBRM-PDUKM gjatë qeverisjes së cilës u miratua ligji për prodhimin e kanabisit për nevoja mjekësore kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj kreut të qeverisë Zoran Zaev sipas të cilëve me licencë për kultivimin e kësaj bime janë pajisur kompanitë që kanë lidhje familjare me kryeministrin Zaev.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe më herët kishte theksuar se paratë që do të fitohen nga licencimi i prodhimit të kanabisit për nevoja mjekësore do të destinohen për trajtimin e sëmundjeve të rralla./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime rutinë në veri

Në Klinikën “8 Shtatori” vazhdon trajtimi i të lënduarve në tragjedinë e rëndë në Koçan

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Kuçi: Po na jepet mundësia të afrohemi me shumë me NATO-n

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren