LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Pritet rritje e numrit të të infektuarve dhe përforcim të masave për mbrojtje nga Covid-19

Maqedoni: Pritet rritje e numrit të të infektuarve dhe përforcim të masave për mbrojtje nga Covid-19

Numri i të prekurve nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 555 persona, por pritet në javët në vijim të vazhdojë të rritet. Më shumë të infektuar ka në Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49. Deri më tani 18 persona e kanë humbur jetën nga ndërlikimet nga coronavirusi, ndërsa 23 janë shëruar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, paralajmëroi se sot do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për Sëmundje Infektuese dhe është e mundur deri tek Qeveria të propozojnë edhe përforcim të masave për parandalim nga përhapja e mëtutjeshme e virusit.


“Gjendemi në një moment kritik me rritje të pritur të numrit të të infektuarve nga Kovid-19. Është e dukshme se kemi hyrë në fyzën e dytë të pandemisë me koronavirusin. Numri i të prekurve në ditët që vijojnë dukshëm do të rritet. Ende mbesin parashikimet që kulmi i infektimit të jetë në fund të muajit dhe presim deri në 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto parashikime”, theksoi Filipçe dhe apeloi që qytetarët maksimalisht t’i respektojnë masat, kontaktet fizike t’i minimizojnë dhe të mbrohen nga komunikimi ose lëvizja e rrezikshme e çdoditshme.

Një ndër problemet kryesore është se ka bartës asimptomatik të virusit, ndërsa përhapja në këtë mënyrë nga këto bartës mund të parandalohet vetëm me qëndrim në shtëpi, gjegjësisht izolim.

Prej gjithsej 555 të infektuarve me koronavirus në vend, 52 (9.5 për qind) janë punonjës shëndetësorë. Fatkeqësisht, ka shumë punonjës shëndetësorë të infektuar në shumë vende të botës. Ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët. Prej tyre 34 janë infektuar në kushte spitali, gjegjësisht në kushte ambulance.

“Shëndeti i kombit dhe shumë jetë varet nga punonjësit shëndetësor. Në këtë mënyrë do të parandalojmë epidemi të përmasave më të mëdha, kështu që ata që janë të shëndoshë do të qëndrojnë të shëndoshë, do të luftojmë virusin dhe do t’i mjekojmë të gjithë ata që janë të sëmurë”, theksoi Filipçe.

Për momentin, 74 pacientë janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 15 janë me manifestim të rëndë të sëmundjes, dhe të tjerët janë në gjendje të mesme deri në të rëndë dhe janë në kondicion të mirë të përgjithshme.

“Në funksion SPQ “8 Shtatori” i cili deri më tani ishte i dedikuar për pacientët të dyshuar ose pozitivë në coronavirus, ndërsa kishin nevojë për shërbim tjetër shëndetësor, siç është intervenimi kirurgjik, ose në sallë angiografike ose endoskopike, tani kjo mbetet akoma në këtë mënyrë”, ka thënë Filipçe dhe shtoi se nëse është e nevojshme, do të shfrytëzohen edhe shtretërit në dispozicion nën kontrollin e internistëve dhe infektologëve për trajtim në spital, nëse është e nevojshme të ndihmohet stafi i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, ku në dispozicion qëndrojnë 110 shtretër, edhe 130 shtesë në spitalin mobil, kurse në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 400 shtretër.

Si qendër e re rajonale për përballje me pandeminë është theksuar edhe spitali në Manastir ku ka 35 krevate në dispozicion të cilët mund të rriten deri në 100, ndërsa siç theksoi Filipçe, janë në negociata edhe me laboratorin ASHAM për diagnostifikimin e të infektuarve nga Covid-19 dhe për shfrytëzimin e aparaturës së tyre.

Duke i ndjekur përvojat botërore në mjekimin e të infektuarve nga coronavirusi, një pjesë të hospitalizuarve në Klinikën për sëmundje infektive filloi t’u jepet terapi e re, e cila është kombinim, që e përmban ilaçin hidrokloror dhe azitromicinë. Terapinë e marrin pacientë të cilët nuk kanë as anomali të vogla kardiake gjatë kryerjes së kontrollit, për shkak të kundër indikacioneve të mundshme të caktuara nga ajo. Disave nga pacientët u jepet terapi antiretrovirale.

Në ndërkohë, në disa vende filloi të zbatohet trajtimi me plazë gjaku nga pacientët tani më të shëruar me Covid-19, që është treguar i suksesshëm. Siç informoi ministri Filipçe. nga Instituti për transfuziologji kanë konfirmuar se mund të përgatitet sistemi që të ndahet plazma e gjakut nga 20 pacientë të shëruar dhe t’u jepet të infektuarve me coronavirus.

“Bëhet fjalë për disa raste të publikuara se antitrupat mund të ndihmojnë që të shërohen pacientët e infektuar. Edhe atë me plazmë nga kovalescenti të cilët mund ta japin plazmën. Edhe ne filluam përgatitjet në Institutin për transfuziologji. Tani më po përgatitet plazma tek këta pacientë të cilët janë shëruar në fazë përkatëse, në periudhë përkatëse”, ka thënë Filipçe.

Ai protokoll, siç paralajmëroi ministri, do të jetë gati sot dhe do të diskutohen në kolegjiumin profesional në Institut, më pas në kuadër të grupit të ekspertëve në Komisionin për sëmundje infektive dhe në pajtim me rezultatet të cilat janë publikuar, do t’u jepet pacientëve tanë.

Qytetarët, megjithatë, të cilët kanë simptoma tipike për coronavirus, si temperaturë, ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të paraqiten tek mjeku i tyre amë, i cili përmes sondazhit epidemiologjik do të konfirmojë nëse duhet të testohen. Nëse duhet, përmes sistemit “Termini Im” ata do t’ua caktojnë kohën dhe vendin e saktë për testim.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori