LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, po intensifikohen aktivitetet parazgjedhore të KSHZ-së dhe partive politike

Maqedoni, po intensifikohen aktivitetet parazgjedhore të KSHZ-së dhe partive politike

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill aktivitetet i intensifikojnë edhe
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve edhe partitë politike të cilat do të marrin pjesë në to. KSHZ solli udhëzim për mënyrën e procedurës për zgjedhjen e ankesave edhe nga katërt partitë në pushtet edhe opozita të cilët në zgjedhjet
e fundit kanë fituar më shumë vota – LSDM, OBRM-PDUKM, BDI dhe Besa kërkuan propozime prej anëtarëve në Këshillat Zgjedhor. Partitë kanë realizuar aktivitete edhe për konfirmimin e listave kandiduese.

Anëtarët e KSHZ-së nga seanca e mbajtur dje drejtuan mesazhe deri tek pjesëmarrësit në zgjedhjet e 12 prillit se nuk do të pranojnë ankesa të qëllimshme për shkelje të procedurës në ditën e zgjedhjeve dhe për grumbullimin e rezultateve vetëm që të pengohet dhe të keqpërdoret procesi.


KSHZ-ja solli udhëzim për mënyrën e procedurës për zgjidhjen e negociatave. Risi është ajo që Komisioni do të vendos vetëm për shkelje të procedurës në ditën e votimit dhe grumbullim të rezultateve dhe se ankesat nga pjesëmarrësit në zgjedhje gjegjësisht përfaqësues të tyre të autorizuar do të dorëzohen deri tek KSHZ-ja duhet të përmbajnë fakte dhe përshkrim konkret të parregullsive eventuale. Këto janë me qëllim, siç theksuan anëtarët e Komisionit, të mos ndodh kushdo qoftë për çfarë do arsye ta keqpërdorë procesin dhe të prodhojë ankesa pa asnjë bazë dhe pa asnjë përmbajtje.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko potencoi se ata që do ta parashtrojnë ankesën dhe pjesëmarrësit që kanë vërejtur parregullsi eventuale duhet ta theksojnë atë që e kanë parë.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ishte i drejtpërdrejtë se Komisioni nuk do të pranojë ankesa të qëllimshme që të pengohet procesi zgjedhor dhe se do të duhet ankesat eventuale të përmbajnë fakte dhe të dhëna, si dhe se Komisioni vetëm në atë mënyrë do të punojë.

Në seancë u miratua edhe udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e ankesave të cilat janë në kompetencë të komisioneve komunale zgjedhore. Nga këto zgjedhje kompetencë të re të KKZ është që të vendosin
për ankesat për të drejtë personale zgjedhore. Siç u sqarua, nëse qytetari nuk është në Listën zgjedhore, ai do të duhet të plotësojë formular që do të paraqesë dëshmi për Komisionin komunal zgjedhor deri tek i cili do ta dorëzojë
ankesën. KKZ pas ankesës do të duhet të vendos për të në afat prej katër orëve pas sjelljes.

Nga ky vit gjithashtu do të organizohet votim në azilet e pleqve. Deri më tani, siç informuan nga KSHZ-ja, aplikime për votim që do të organizohen më 11 prill, ka nga 18 azile të pleqve.

KSHZ-ja në seancë pranoi tre kërkesa për vëzhgim të zgjedhjeve edhe atë për katër përfaqësues të Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFIS, zyra në Maqedoninë e Veriut, për 19 përfaqësues të MOST dhe për 33
vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Biseda në të gjitha nivelet do të zhvillohen deri në Kongresin e LSDM-së më 9 mars.

OBRM-PDUKM dhe koalicioni zyrtarisht listat me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojnë në ngjarjen që do të mbahet më 11 mars.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori