LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për nevojat bazike mujore nuk janë të mjaftueshme dy rroga minimale

Maqedoni, për nevojat bazike mujore nuk janë të mjaftueshme dy rroga minimale

Dy rroga minimale nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet bazike të një familje 4-anëtarëshe. Përllogaritjet e fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se në nëntor shporta minimale e shpenzimeve është 33.742 denarë që është për 3.874 denarë më shumë se dy paga minimale.

Më së shumti para shpenzohen në ushqim dhe pije si dhe pagesë të faturave. Megjithatë, një familje 4-anëtarëshe, që jeton në një shtëpi 50 metra katrorë dhe nuk ka automjet, i nevojiten 14.149 denarë për ushqim dhe pije, ndërsa 8.547 denarë për t’i mbuluar shpenzimet komunale. Për higjienë personale dhe në amvisëri, shpenzimet minimale janë 2.375.

Përllogaritjet tregojnë se shporta minimale nga muaji në muaj rritet që do të thotë se po rriten shpenzimet për punëtorët. Në krahasim me muajin tetor, shporta sindikale miniale është rritur për 38 denarë, ndërsa në krahasim me shtatorin është rritur për 121 denarë. Që nga fillimi i vitit deri në nëntor, gati 1.000 denarë janë rritur shpenzimet bazike, përkatësisht nëse në janar një familjes i janë dashur 32.791 denarë, në nëntor të njëjtës familje i nevojiten 951 denarë më shumë.


Shporta minimale sindikale në nëntor në krahasim me shportën minimale të muajit dhjetor 2010 është më e madhe për 4.543 denarë.

Nga LSM theksojnë se në vazhdimësi kërkojnë dhe angazhohen në rritjen e pagës minimale me qëllim që të përmirësohet standardi i punëtorëve me të hyra minimale.

“Shpenzimet minimale sindikale e përpunojmë për ata që flasin se nuk duhet të ketë rritje të pagës minimale dhe t’ju bëhet qartë se me pagë minimale, punëtori përfiton vetëm për bukë dhe ujë”, theksojnë nga LSM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori