LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, për 20% do të ulet çmimi për kyçjen e energjisë elektrike

Maqedoni, për 20% do të ulet çmimi për kyçjen e energjisë elektrike

Për të paktën 20% do të ulet çmimi i kyçjes së energjisë elektrike për amvisëritë. Do të ketë edhe dhe ulje të çmimit për kyçje për konsumatorët e tjerë. Kjo do të thotë se nëse deri tani amvisëritë në Maqedoni paguanin rreth 500 euro për t’u kyçur, që tani do të paguajnë rreth 400 euro.

“Kjo i referohet para se gjithash rritjes së efikasitetit në punë të ‘Elektrodistrbuimit’ dhe uljes së shpenzimeve të tyre për furnizimin e pajisjes e cila do të përdorej për ndërtimin e këtyre kyçëseve. E gjithë kjo na vendos në situatë të mirë, shpenzimet për kyçje tek amvisëritë do të ulen së paku 20%”, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu u zvogëlua edhe afati për dhënien e pëlqimit dhe afatet për ndërtimin e kyçëseve.


Me rregullat rrjetor për distribuim, operatori i sistemit përçues do të obligohet të formojë datë të dhënave për cilësinë e dërgimit të energjisë elektrike, dhe kjo, sipas Bislimovskit është e rëndësishme pasi do të mund të matet cilësia e energjisë elektrike për ta dërguar, dhe në bazë të kësaj të bëhet trysni shtesë ndaj operatorit të sistemit përçues që ta përmirësojë cilësinë e energjisë elektrike të dërguar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori