Masat ekonomike që janë miratuar nga qeveria për disa nga odat ekomomike dhe një pjesë të ekspertëve nuk janë të mjaftueshme në përballje me krizën ekonomike, pas përhapjes së koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria, të martën miratoi 17 masa të ndryshme në vlerë prej 200 milionë eurosh për të ndihmuar ekonominë dhe bizneset, ndërsa ka vendosur edhe uljen e pagave në nivelin e pagës minimale për të gjithë zyrtarët e emëruar në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe lokal, kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndihmë për punonjësit e kulturës, sportit dhe mediave në nivelin e pagës minimale, e masa tjera.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se masat nuk janë edhe aq të favorshme, pasi nuk ofrohet një stabilitet apo siguri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë edhe më të goditura nga kriza. Kryetarja e kësaj shoqate, Daniella Arsovska tha se këta sektorë duhet të ndihmohen me kredi më të larta, se ato të miratuara e që sillen prej tre mijë deri më 30 mijë euro.
“Konsideroj se gjendja te ne është kritike, e cila do mund të ndërlikohet edhe më shumë në kuptimin se mosreagimi i duhur mund të nxisë probleme në zbatimin edhe të këtyre masave. Duhet ta kemi të qartë se nëse kompanitë nuk ndihmohen urgjentisht, nuk do të ketë as edhe një kompani që do të gjenerojë fonde në buxhet dhe nuk do të ketë njeri që do të mund t’i shlyejë detyrimet. Ne besojmë se kompanitë e mëdha do ta gjejnë mënyra për të kapërcyer gjendjen, por ndërmarrjet e vogla, të mesme, sipërmarrësit dhe vetpunësuarit, do të thotë të gjithë ata që kanë pasur probleme deri më tani, tani janë në gjendje shumë të rëndë. Bëhet fjalë për ndërmarrja me shumë të punësuar”, thotë Arsovska.ekomandimet dhe masat e institucioneve në mënyrë që të ndalojë përhapja e virusit korona.
Nga vendimi për uljen e pagave të zyrtarëve, qeveria synon të kursejë katër milionë euro që do të destinohen për sektorë të tjerë, por pa dhënë ndonjë shifër se sa shtetit do t’i kushtojnë të ardhurat e punonjësve të administratës, të cilët nuk janë përfshirë në masën e shkurtimit të rrogave. Bëhet fjalë për rreth 140 mijë të punësuar në administratë.
Një nga masat e qeverisë që është pranuar nga bankat ka të bëjë me shtyrjen e kësteve të kredive prej tre deri në gjashtë muaj. Por, gjatë kësaj periudhë klientëve do të obligohen të paguajnë normën e interesit dhe e cila do të shpërndahet në këstet mujore pas normalizimit të gjendjes. Kjo ka nxitur reagime nga klientët dhe njohësit e çështjeve ekonomike.
“Nëse shihen masat që janë propozuar e që janë miratuar, mendoj se në pjesën e bankave nuk kemi një zgjidhje të mirë sepse do t’i rëndojë qytetarët me kamata. Do të ishte më mirë të mos llogaritet norma e interesit, do të thotë zgjidhja duhet të jetë pezullimi i plotë i kredisë për një periudhë të caktuar kohore, pra qytetarët gjatë kësaj periudhe të mos paguajnë kredinë, por edhe kamatën, pasi nuk do kishte kuptim një zgjidhje e tillë”, thotë analisti ekonomik Branimir Jovanoviq.
Por, kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski thotë se masat janë më të mirat e mundshme për momentin dhe kanë të bëjnë me periudhën prej dy muajsh.
“Jam i bindur se do të kapërcejmë këtë situatë. Kjo është një sfidë nga e cila nuk mund të ikim. Besoj se të gjithë së bashku të arrijmë që së pari të ruajmë shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe të mbajnë gjallë ekonominë”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.
Opozita ka akuzuar se qeveria nuk ka ndërmarrë masa me kohë dhe se tërë kapacitetet i kishte përqendruar në fushatën elektorale për zgjedhjet, që tashmë janë anuluar./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion
Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën