LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, padi penale për ish-kreun e Komunës së Shën Nikollës dhe dy persona tjerë

Maqedoni, padi penale për ish-kreun e Komunës së Shën Nikollës dhe dy persona tjerë

Zyra e Jashtme për punë kriminale Shën Nikolla paraqiti padi penale kundërt Z.T (51), K.N (34) dhe 54 vjeçarin A.D të gjithë nga Shën Nikolla, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Në periudhën nga 22 prilli i vitit 2015 deri më 24 prill të vitit 2018 i akuzuari i dytë, pronar dhe drejtori i personit juridik nga Shën Nikolla, për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor në rajonin e Komunës së Shën Nikollës, ka përgatitur fatura të rrejshme, ku ka deklaruar sasi më të madhe të materialit. I akuzuari i tretë, i punësuar në Komunën e Shën Nikollës dhe përgjegjësi për kontrollin e këtyre shërbimeve, i ka ndjekur faturat pa kryer kontrollimin dhe krahasimin e materialit në faturuar ndërsa i akuzuari i parë, si kryetar komune i Shën Nikollës, pa kryer kontrollimin e dokumentimit, i ka miratuar faturat”, informojnë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, thonë nga MPB, i akuzuari i parë dhe i tretë i kanë mundësuar të akuzuarit të dytë të marrë ilegalisht 1.316.530 denarë nga buxheti i Komunës së Shën Nikollës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori