LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, opozita insiston për zgjedhje të parakohshme

Maqedoni, opozita insiston për zgjedhje të parakohshme

Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas bisedave telefonike të kryeministrit me komikët rus. OBRM-PDUKM-ja shprehet e shqetësuar duke ngritur pyetjen se me kë tjetër ka biseduar kryeministri brenda kësaj periudhe dhe çfarë informacionesh ka shpërndarë. Pamundësia për ta zbuluar në kohë mashtrimin, për opozitën maqedonase tregon paaftësi të Zaevit dhe ekipit të tij.

“Ky është turp i madh për vendin në rrafsh ndërkombëtar. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, është Zoran Zaev. Ky person duhet të largohet bashkë me ekipin e paaftë rreth tij. Republika e Maqedonisë nuk mund të përdoren ëpr tallje. E ftojmë Zaevin të përballet me pasojat e katastrofës që shkaktoi, të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së.


Për opozitën shqiptare, publikimet e fundit janë vetëm një arsye më shumë për dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa numërojnë arsyet e, siç e quajnë ata, dështimit të pushtetit.

Kryeministri Zaev edhe një herë gjatë ditës përsëriti qëndrimin se nuk planifikon të japë dorëheqje. Pushteti vlerëson se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje të reja duke marrë parasysh proceset integruese.

“Vlerësojmë se në një periudhë të këtillë kur shteti është para fillimit të negociatave me BE-në, kur duhet të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, duhet t’i kemi parasysh të gjitha aspektet para se të sjellim vendim. Në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të LSDM-së vendosëm që do të përqendrohemi në prioritetet reformuese në shtet”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

“Zgjedhjet e parakohshme në këtë vit nuk janë të pëlqyeshme as për qytetarët, as për vendin, as për proceset tona euro-atlantike sepse këtë vit presim rrumbullakësimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Viti 2020 është vit zgjedhor. Siç e dini zgjedhjet duhet të mbahen më vonë në dhjetor. Vlerësoj se mund të ketë pajtueshmëri mes të gjitha partive politike që zgjedhjet të mos mbahen në dimër por të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm”, pohoi Artan Grubi, BDI.

Zgjedhje të parakohshme opozita kishte kërkuar disa herë përfshirë këtu edhe periudhën pas zgjedhjeve presidenciale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori