LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, OEMVP kërkon ngrirje të çmimit të rrymës dhe heqje të TVSH-së

Maqedoni, OEMVP kërkon ngrirje të çmimit të rrymës dhe heqje të TVSH-së

“Qeveria menjëherë të ndihmojë kompanitë përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike, ngrirjen e çmimit të energjisë elektrike sipas shembullit të vendeve fqinje, përshpejtimin e procedurave për instalimin e fotovoltaikëve dhe së fundi, rialokim të një pjesë të madhe, nëse jo të gjithë shumën e fondeve nga shpenzimet kapitale, për t’u investuar në burimet e rinovueshme të energjisë, me qëllim shfrytëzimin maksimal të të gjithë kapaciteteve shtetërore për prodhim të energjisë elektrike”.

Këtë e kërkon Oda Ekonomike e Maqedonisë-Veriperëndimore (OEMVP), prej ku thonë se sipas hulumtimit të tyre, për pjesën më të madhe të kompanive, gjegjësisht 65 për qind e anëtarësisë, të cilat tashmë kanë një infrastrukturë me efikasitet energjetik, shpenzimet e energjisë elektrike në vitin 2021 kanë qenë nga 1.3 për qind deri në 2.3 për qind e totalit të shpenzimeve mujore.


“Ndërsa këtë vit ato shpenzime janë rritur nga 2 deri në 6 herë. Faturat e muajit korrik tashmë arrijnë 7-10 për qind të shpenzimeve operative mujore. Nga ana tjetër, situata me kompanitë prodhuese është alarmante. Pa përjashtim, për të gjithë prodhuesit, shuma e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike përfaqëson të paktën 25 për qind të kostove totale, ndërsa nga ana tjetër marzha e fitimit të tyre është më pak se 5 për qind”.

“Propozimet e lartpërmendura u janë dorëzuar institucioneve kompetente dhe janë shpjeguar në mënyrë të detajuar me qëllim implementimin e tyre në kohë sa më të shkurtër. Qeveria duhet të marrë urgjentisht masa për krizën energjetike, sepse ky problem vë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe mbijetesën e bizneseve në treg”, thonë nga OEMVP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori