Maqedoni: Ligji për shitjen e 50,000 hektarëve tokë bujqësore në pronësi të shtetit do të dorëzohet në Parlament

Shumica e vërejtjeve të fermerëve lidhur me zgjidhjen ligjore se si do të shitet toka bujqësore shtetërore janë pranuar nga ministria në fjalë, pohon ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha. Versioni përfundimtar i tekstit të Propozim-ligjit tashmë i është dërguar Qeverisë, ndërsa Hoxha paralajmëron se deri nga mes të këtij muaji ligji do të jetë para deputetëve në Kuvend. Toka shtetërore nuk mund të blihet nga investitor strategjik ose ndonjë i huaj dhe të marrë fonde shtesë nga Qeveria. Toka nuk guxon të kthehet nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore për të paktën dhjetë vjet. Madhësia e parcelave nuk do të jetë e kufizuar, në mënyrë që fermerët më të vegjël të hyjnë në lojë për të blerë pjesë të tokës bujqësore.
“Mendohej se parcelat e vogla nuk hyjnë, ajo është hequr dhe është caktuar kornizë e veçantë për ata që zotërojnë parcela më të mëdha dhe komisioni, pra qeveria të përcaktojë sa përqind duhet t’u lihet koncesionarëve për të blerë atë tokë”- deklaroi Arianit Hoxha – Ministër i Bujqësisë.
Përparësi për blerjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit do t’u jepet fermerëve aktualë që tashmë marrin me qira parcela dhe i punojnë ato. Pastaj, me planet e biznesit, fermerët e interesuar do të mund të aplikojnë për tokë bujqësore. Çmimi do të ndryshojë në varësi të cilësisë së tokës. Çmimi fillestar nuk do të jetë më i lartë se 60 denarë për metër katror, ndërsa ekziston mundësia që fermerët ta paguajnë me këste.
“Çmim fillestar dhe maksimal është vendosur në bazë të kategorisë së tokës. Unë mendoj se nga tridhjetë cent në një euro maksimumi. Por ajo do të jetë në pjesën e ankandit për hapësira të lira. Ndërsa ata që e japin me qira dhe synojnë ta blejnë, çmimi do të ulet, bazuar në klasën që e posedojnë “- pohoi Arianit Hoxha Ministër i Bujqësisë.
Shteti do të shes 50,000 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Shuma që qeveria planifikon të mbledhë nga kjo shitje arrin deri në 300 milionë euro./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët