LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kufizimi i marzheve tregtare do të vazhdojë deri në fund të vitit

Maqedoni, kufizimi i marzheve tregtare do të vazhdojë deri në fund të vitit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot se vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzheve të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me pakicë dhe shumicë do të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Tashmë kemi marrë vendim si Qeveri që të lirohet importi i qumështit të papërpunuar nga Turqia dhe vendet e tjera që kanë kapacitet më të madh për të importuar qumësht të papërpunuar që përpunohet në vendin tonë dhe më pas shitet si produkt final.

Ato masa që kanë afat deri në fund të shtatorit do të shtyhen deri në fund të vitit nga Ministria e Ekonomisë në pjesën e përcaktimit të marzheve tregtare.

Tashmë në Sektorin e Tregtisë po bëhet një analizë se çfarë ndikimi patën masat dhe nëse ato duhet të rishikohen. Ne do të flasim më tej gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme me Odën Ekonomike për kërkesat e tyre shtesë dhe mundësitë që kemi dhe mund t’i përmbushim aktualisht. Sa i përket kufizimeve të marzhit, mund të them se do të vazhdojnë deri në fund të vitit”, tha Bekteshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori