Në pikën e vapës edhe çmimet e ndryshme në Maqedoni janë tejet të larta. Të dhënat e fundit statistikore tregojnë një rritje të re të kostos së jetesës në Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu ndikon në inflacionin. Gjithashtu harxhimet e jetesës sipas shportës konsumatore në gjashtë muajt e kaluar janë rritur për 4000 denarë, ndërsa pagat janë rritur me 1250 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, neto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në maj të këtij viti është 41.252 denarë karshi pagës mesatare në dhjetor me vlerën prej 39.998 denarë.Nga ana tjetër, në kulmin e verës çmimet e restoranteve dhe hoteleve, kostot e larta të transportit, kujdesit mjekësor dhe strehimit vetëm sa e mbajnë inflacionin të lartë. Kostoja e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, është rritur për 3 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Inflacioni i matur me indeksin e kostos së jetesës në korrik krahasuar me qershorin 2024 është 0.7 për qind. Çmimet me pakicë, nga ana tjetër, në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.
Indeksi i çmimeve tregon rritje në korrik karshi qershorit me 0.9 për qind për ushqimin, me 2.3 për qind për veshmbathjet dhe këpucët, me afër 6 për qind për mbrojtjen shëndetësore, transportin me 4.8 për qind, restorantet dhe hotelet me afër 14 për qind.Shtrenjtimin e jetesës e tregojnë edhe të dhënat krahasuese të shportës sindikale për gjashtë muajt e kaluar. Në muajin korrik vlera e shportës ishte 60.570 denarë, që është për 4000 denarë në raport me vlerën e shportës që ishte 56 522 denarë në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Për 130 denarë janë rritur edhe harxhimet e transportit, për afër 1000 denarë janë shtrenjtuar restorantet dhe kafeteritë, ndërsa për afër 700 denarë janë rritur harxhimet e komunikimit në gjashtë muaj.Si zakonisht, më së shumti para nevojiten për ushqim, për të cilin në korrik 2024 për nevojat elementare ushqimore janë nevojitur 22.008 denarë që për bën gati një të tretën e vlerës së shportës. Edhe harxhimet e ushqimeve bazë janë shtrenjtuar për afër 1400 denarë në periudhën e kaluar gjashtë mujore.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, neto paga mesatare mujore e paguar për të punësuar në majt të këtij viti është 41 252 denarë dhe është për 1250 denarë më shumë se paga në dhjetor me vlerën prej 39 998 denarë.
Mirëpo, në fakt paga mesatare është larg pagës mediale që e marrin shumica e të punësuarve që me mjaft vështirësi kapërcejnë muajin dhe hendekun midis harxhimeve mujore dhe të ardhurave.Një pjesë e ekonomistëve me vite kërkojnë që statistikat shtetërore të llogarisin përskaj pagës mesatare edhe të ashtuquajturën pagë “mediale” që merr parasysh jo vetëm të ardhurat e punëtorëve, por edhe përqindjen e punonjësve që marrin një shumë të caktuar. Vlerësohet se paga mesatare nuk pasqyron realisht standardin jetësor dhe të ardhurat reale të çdo punonjësi, andaj sugjerohet që të shikohet se cila është ajo pagë qe merr punonjësi ku 50 për qind marrin më pak dhe 50 për qind marrin më shumë.
Sa për ilustrim apo shembull, paga mesatare neto e personave juridikë në Kroaci për muajin mars ishte 1326 euro. Sipas raportit të statistikave, paga mediale neto për një punonjës ishte 1086 euro, që do të thotë se gjysma e të punësuarve kishin më pak, ndërsa gjysma tjetër më shumë se kaq. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Maqedonia e Veriut dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje për partneritet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjendet gruaja e zhdukur në Gjakovë, dyshohet se u sulmua seksualisht nga një person
Dërgohet në mbajtje një person në Prishtinë, ngacmoi përmes telefonit një vajzë të mitur
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian