Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot u anulua gjykimi për rastin “Perandoria” kundër tre personave të ngelur në lëndë, pas hetimit të zbatuar kundër 19 personave.
Gjykimi u anulua për shkak të kërkesës së mbrojtjes dhe t’i jepet kohë për shqyrtimin e listës së dëshmive të marra para ca kohësh, si dhe t’u dorëzohen dëshmi të tjera, por, siç potencuan, deri në fillim të seancës së sotme nuk i kanë marrë nga prokuroria.
Në këtë rast të akuzuar janë Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët përndiqen për veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “larje parash”dhe “mashtrim”, ndërsa Prokuroria Publike Themelore dorëzoi edhe propozim prej tre të akuzuarve të konfiskohet prona në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000denarë apo 4 753 382 euro.
I akuzuari i parë dhe i dytë përndiqen për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe “larje parash”, ndërsa i akuzuari i parë ngarkohet edhe për veprën penale “mashtrim” për të cilën ngarkohet edhe i akuzuari i tretë.
Sipas veprimeve të përshkruara në Aktpadi, i akuzuari i parë dhe i dytë dhe një person tashmë i gjykuar, në periudhën nga muaji maj deri në muajin gusht 2013 si bashkëautorë i kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre si persona përgjegjës – anëtarë të Këshillave të drejtorëve të një personi juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksionar.
“Ata së bashku, pas një marrëveshje paraprake, me paramendim të ndihmuar nga një dëshmitar – bashkëpunëtor të drejtësisë dhe tashmë person i gjykuar në lëndë, kanë përfituar dobi pronësore në shumë prej 4.00.000 euro për tre persona juridik ndërsa në dëm të personit juridik të dëmtuar dhe 150 aksionarëve. Me qëllim që ta fshehin burimin e veprës penale, i akuzuari i parë dhe i dytë mjetet i kanë dërguar në xhiro llogaritë e personave të tjerë juridikë”, qëndron në aktpadi.
Shtohet se në periudhën nga tetori 2013 deri në janar 2014 dy dëshmitarë – bashkpunëtorë të drejtësisë, së bashku, si bashkëautorë me të drejtë dhe i akuzuari i tretë, me qëllim që për vete dhe për një person tjetër të përfitojnë dobi pronësore të jashtëligjshme, e kanë mashtruar një person fizik dhe një person juridik.
Paratë e prëfituara përmes veprës penale dhe të paguara në bazë të dividendit të personit juridik ku anëtarët e familjes së të akuzuarit të parë kanë qenë pronarë, sipas aktakuzës, që të mbulohet se vijnë nga një vepër penale ndërsa me udhëzimin e të akuzuarit të parë, në bazë të huazimit janë transferuar 62.000 000 denarë në xhiro llogarinë e tij personave, ndërsa të tjerat në shumë prej 45 833 000 denarë personi juridik i ka lëshuar në qarkullim për pagesë mbi baza të ndryshme.
Për një pjesë të personave të përfshirë në procedurën hetimore, midis tjerash, pati aktgjykime në bazë të propozim-marrëveshjeve, vjetërim si edhe zgjidhje për mosngritjen e procedurës penale.
Në mesin e marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja e ish-shefit DZK-së, Sasho Mijallkov, i cili e pranoi fajin dhe me arriti ujdi me Prokurorinë e Krimit të Organizuar me çka u dënua me 3 vjet burgim dhe pagimin e 6,1 milionë euro para në dorë për pjesëmarrjen në hotelin Meriot dhe iu konfiskua një pronë në vlerë prej 30 milionë eurosh.
Ujdi, gjithashtu, arriti edhe biznesmeni Orce Kamçev i cili morë dënim me burg prej një viti dhe obligim për t’i paguar 5,2 milionë euro Drejtorisë për të Ardhura Publike për shkak të tatimit të përllogaritur dhe të papaguar me kompanin “Orka hollding”.
Rastin e udhëheq gjykatësja, Vaska Nikollvoska Masvska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova. Seanca kryesore është caktuar për më 20 mars.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri