LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Fondi të mbulojë kurimin me barna kanabisi

Maqedoni: Fondi të mbulojë kurimin me barna kanabisi

Shoqata “Makkanabis” kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të bëjnë sa më shpejt ndryshime ligjore në Ligjin për Lëndë Narkotike dhe Substanca Psikotrope. Sipas tyre, përmes ligjit aktual vetëm 4 sëmundje mund të kurohen me barna që kanë përbërje kanabis. Ata kërkojnë që, përveç kancerit, sklerozës multiple, epilepsisë dhe sidës, të shtohen në listë edhe sëmundje të tjera, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të blejnë këto ilaçe në rrugë ilegale. Gordana Trendovska-Serafimovska nga kompania prodhuese e kanabisit për qëllime mjekësore, tha se barnat nga Kanabisi duhet të gjenden në listën e Fondit Shëndetësorë.

“Në këtë mënyrë pacientët detyrohen që ilaçin ta gjejnë vetëm në rrugë ilegale. Kjo për fat të keq është kështu, sepse fillimisht shkojnë nëpër mjek që të marrin recetë e cila nuk u jepet. Në Amerikë Fondi mbulon kurimin e 100 sëmundjeve, Gjermani 62 të tillave, ndërsa këtu as me paratë e veta nuk mund të mbërrijnë deri tek kanabisi si ilaç”, tha Gordana Trendovska-Serafimovska.

Kostadin Dukovski, kryetar i “ Makkanabis”, edhe një herë u bëri thirrje deputetëve të miratojnë ndryshimet në Ligjin për Lëndë Narkotike dhe Substancave Psikotrope dhe shprehu shpresën se kanabisi së shpejti do të jetë pjesë e më shumë industrive në vendin tonë, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera Evropiane.


“Shpresoj se do të marrin parasysh Organizatën Botërore të Shëndetësisë të cilët për dy vite me radhë japin rekomandime serioze për trajtimin e kanabisit mjekësorë për pacientë dhe aplikimin e tij në studime klinike. Në bazë të asaj veproi edhe Bashkimi Evropian miratoi mënyrën e re të trajtimit të kanabisit”, deklaroi Kostadin Dukovski- kryetar i “Makkanabis”.

Nga “Makkanabis” bënë thirrje për ndryshime që do të lejonin përdorimin e marijuhanës në produktet ushqimore për njerëzit dhe kafshët, si dhe përpunimin e kanabisit në produktet kozmetike dhe higjienike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Shëndetësi
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Kalo në kategori