LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fillon debati për shqyrtimin e projekt–buxhetit 2020

Maqedoni, fillon debati për shqyrtimin e projekt–buxhetit 2020

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot fillon debate për projekt – buxhetin për vitin 2020. Debati sot do të nis në Komisionin për financim dhe buxhet.

Projeksioni financiar i arkës së shtetit për vitin 2020 është planifikuar 3,6 miliardë euro. Qeveria tha se në fokus do të jetë kapitali njerëzor, gjegjësisht shëndetësia, arsimi, sistemi social dhe përkrahja e e zhvillimit ekonomik.


Mbi 56 për qind e buxhetit do të shkojnë në këtë sferat e lartpërmendura. Planifikimet për rritje ekonomike janë 3,8% nga GDP-ja, ndërsa deficit buxhetor të jetë 2.3%.