LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, filloi vëzhgimi i raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet

Maqedoni, filloi vëzhgimi i raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA) prej sot fillon me vëzhgimin e raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet.

“Vëzhgimin, bëhet sipas metodologjisë për vëzhgim të raportimit mediatik gjatë zgjedhjeve nëpërmjet shërbimeve programore të televizioneve dhe radiove në procesin zgjedhor nga 07.02.2019”, thuhet në njoftimin e AShMAA-së.

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamë të paguar politike gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej pesë ditës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, ku çmimi për një sekondë për reklamë të paguar politike nuk të tejkalojë çmimin mesatar të llogaritur në tre muaj e fundit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Çmimoret do të duhet që të dorëzohen në AShMAA, KShZ, Enti Shtetëror për Revizion dhe deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Kodit Zgjedhor, radiodifuzuesit janë të obliguar që derisa të fillojnë fushata zgjedhore së paku dy herë t’i publikojnë çmimet për program të paguar politik në programet e tyre. Gjatë kohës së procesit zgjedhor nuk është e lejuar që të ndryshohen çmimet, thuhet në njoftimin e AShMAA-së.

Në web-faqen e Agjencisë, është vendosur baner për zgjedhjet e vitit 2019, ku mund të shihet Kodi Zgjedhor, metodologjia e vëzhgimit dhe linku deri te formulari për ankesa për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike të cilët kanë vërejtje për raportimin e mediave. Këtu Agjencia i publikon edhe raportet e të gjithë shkeljeve të konstatuara të Kodit Zgjedhor ku edhe do të ngritet procedurë para gjykatës kompetente. Përveç në gjuhën maqedonas, ky baner është edhe në gjuhën shqipe dhe angleze”, thuhet në fund të njoftimit të Agjencisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori