Të korrat e grurit përfunduan. Por, se sa bereqet nxorën bujqit shteti do ta dijë deri në fund të gushtit. Ata ankohen se në një hektar të mbjellë kanë marrë vetëm gjysmën e asaj sesa kanë pritur. Nëse në një vit të begatshëm për një hektar të korrur do të mblidheshin 5-7 mijë kilogram grurë, sivjet bujqit thonë se në rastin më të mirë kanë marrë 3,500 kilogram grurë në hektarë. Ministria e Bujqësisë thotë se kjo është si pasojë e ndryshimeve klimatike. Gjatë muajit qershor kur gruri duhet të mbush kokrrën, nuk ka pasur diell të mjaftueshëm dhe të reshurat e shtuara të shiut kanë shkaktuar plogështimin e grurit. Ministri Nikollovski, tha se sivjet është mbjell 8% më shumë sipërfaqe e arave, falë subvencioneve.
“Nga informacionet në terren tregojnë që cilësia e grurit nuk është në nivelin e kënaqshëm, as këtu e as në vendet fqinje si Serbia, Greqia, Bullgaria, as në shtetet tjera që kanë sipërfaqe të mëdha gruri e për vete nuk janë të varura nga importi. Por, në rastin tonë, Maqedonia e Veriut sikur çdo vit tjetër për këto kultura bujqësore është e varur nga tregu i jashtëm. Çdo vit na mungon gruri cilësor, e cila është e nevojshme për industrinë e miellit për konsum të brendshëm”, u shpreh Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.
Zyrtarisht, deri më 31 gusht ka afat që bujqit të deponojnë grurin nëpër pikat zyrtare të shitjes. Deri atëherë nga Ministria e Bujqësisë thonë se nuk mund të ketë të dhëna të sakta se sa tonelata grurë janë arkëtuar nga të mbjellat e fushave të vendit. Çmimi i blerjes me shumicë të grurit është 18 denarë për kilogram, vlerë e cila sipas autoriteteve është shumë e ulët krahas kostos së kultivimit të grurit.
“Të dhënat tregojnë që nëse vitin e kaluar kemi pasur prodhim prej 250 mijë ton grurë, këtë vit do të kemi sasi më të madhe, por duhet ta shohim edhe cilësinë e grurit sepse rënia e kualitetit për shkak të shumë ndryshimeve klimatike mund të rrisë nevojën e importit në mënyrë plotësuese, nga sasia prej 60-70 mijë ton grurë që përafërsisht çdo vit e importojmë, dhe sigurisht, edhe këtë vit do të jetë e patjetërsueshme të importohet”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.
Sipas shoqatave agrare, vetëm 60% e tokës bujqësore kultivohet në vend, pjesa tjetër mbetet djerrë.
Ditëve të fundit u sanua edhe problemi i sistemit të vaditjes në sipërfaqen më produktive të vendit për këto kultura bujqësore, “Ovce Pole”. Megjithëse për një kohë të gjatë mungoi furnizimi me ujë në tokat e tyre, bujqit e zonës edhe protestuan duke shprehur revoltën kundër autoritetit të Ekonomizimit të ujërave. Shpërthimi i gypave dyshohet të jetë bërë nga sistemi i vjetërsuar dhe sanimi i tyre ka marr kohë pikërisht në periudhën kur të mbjellave iu është dashur të ujiten. Dyshohet edhe për kyçje ilegale në sistem dhe mungesa e ujit ka qenë një nga faktorët e rendimentit të ulët të këtyre kulturave bujqësore. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit