LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Certifikatat nga libri i amzës me përkatësinë etnike hyjnë në fuqi

Maqedoni: Certifikatat nga libri i amzës me përkatësinë etnike hyjnë në fuqi

Gazeta zyrtare ka shpallur udhëzimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin dhe plotësimin për mbajtjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e librave të amzës si dhe për lëshimin e certifikatave të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes.

Sipas udhëzimit të ri, certifikatat e lindjes, të kurorëzimit dhe vdekjes tani e tutje përveç që do të jepen në dy gjuhë, në dy kolona të barabarta, ato do të përmbajnë edhe grafën e përkatësisë etnike.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se vendosja e përkatësisë etnike në certifikata ka për qëllim evitimin e keqpërdorimeve në baza entike gjatë shpalljes së konkurseve për punësim. Në konkurset që janë shpallur nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe komunat ka pasur raste kur në vendet që janë shpallur për shqiptarë apo pjesëtarët të etniteteve tjera janë punësuar pjesëtar të etnisë maqedonase.


Certifikatat e lindjes me publikimin e udhëzimit në gazetën zyrtare kanë hyrë në fuqi ndërsa ato të vdekjes dhe martesës nga janari i vitit të ardhshëm, për shkak të mos shkaktimit të komplikimeve financiare. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori