Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për nxënës për vitin shkollor 2020/2021 i cili zgjat deri më 9 nëntor.
Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH-it, ndërsa dokumentet e nevojshme (gjenden në linkun) mund të dorëzohen edhe në formë të letrës përmes arkivit të MASH-it, ose në mënyrë elektronike përmes internet platformës www.konkursi.mon.gov.mk.
Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të obliguar që dokumentet t’i dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa për nxënësit të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet i dorëzojnë vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i vlefshëm dhe do të jetë lëndë e shqyrtimit të komisionit kompetentë.
Duke e marrë parasysh gjendjen momentale epidemiologjike në vend, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje kandidatëve potencial për të fituar bursën , nëse kanë mundësi të shfrytëzojnë mënyrën elektronike për parashtrimin e aplikacionit, i cili është i sigurt, por edhe i zakonshëm sa i përket dorëzimit të dokumenteve në formë të letrës në hapësirat e MASH-it.
“Rikujtojmë se përveç kategorive të zakonshme të bursave të cilët ishin deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, fëmijë pa prindër dhe për nxënës me nevoja të veçanta, për nxënës të regjistruar në ASHS ‘Akademinë për sport’, bursa për nxënës rom dhe nxënës nga profesioni hotelieri- turizëm, për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguron edhe disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i mesëm profesional”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu, mundësi aplikimi kanë edhe nxënësit e drejtimeve makineri, bujqësi-veterineri, tekstil –lëkurë, elektroteknik dhe ndërtimtari- gjeodezi. Përzgjedhja e këtyre drejtimeve është bërë në bazë të kërkimit për nevojat e shkathtësive të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit.
Përveç Konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës njoftojmë se në rrjedhë është gjithashtu edhe Konkursi për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor për vitin shkollor 2020/2021, ku 25 nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen planet dhe programet mësimore për art muzikor, ndërsa i plotësojnë kushtet sipas Konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua kthen një pjesë të mjeteve për instrument muzikor të blerë në vlerë prej 75% të mjeteve të paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument. Aplikimi zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë