Maqedoni, afër 72 për qind e gjimnazistëve dhe studentëve i respektojnë vlerat fetare nga religjioni tjetër
Pothuaj 72 për qind nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Shkupi pajtohen se mirëqenia e një shoqërie varet nga ajo se sa jemi tolerantë mes vete, dhe sa i respektojmë vlerat fetare dhe pikëpamjet e personit nga religjioni tjetër, ndërsa nëntë për qind nuk pajtohen me këtë. Mbi 21 për qind kanë besim të vogël në kishat dhe bashkësitë fetare, 15,5 për qind kanë besim shumë të vogël, mbi 24 për qind shumë besim të madh, ndërsa 34,6 për qind besim të vogël, njofton Koha.mk
Këtë e kanë treguar rezultatet nga hulumtimi me të cilin janë përfshirë 1.202 të anketuar nga të gjitha bashkësitë fetare, të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve të natyrës fetare, që sot në tribunën “Të rinjtë dhe religjioni” e ka prezantuar drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski.
Në pyetjen nëse pajtoheni se religjioni bën nga Ju njerëz më të mirë, 62,8 për qind janë përgjigjur se pajtohen, 14,2 për qind se nuk pajtohen, ndërsa 18 për qind se nuk dinë.
Nga të anketuarit, 48,3 për qind vlerësojnë se është pozitive që kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze të kenë media të tyre me program të adaptuar për të gjithë shikuesit. Për 16,7 për qind nga të anketuarit bashkësitë fetare aspak nuk bashkëpunojnë mes vete, 29,4 për qind shumë pak bashkëpunojnë, ndërsa 40,7 për qind vlerësojnë se ka bashkëpunim të caktuar.
Sipas 51,6 për qind prej të anketuarve, arsimi fetar duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor, ndërsa 38,4 për qind vlerësojnë se etika e religjioneve është modeli më adekuat për njohjen me religjionet, Për 43,3 për qind lënda “etika e religjioneve” duhet të jetë fakultative, ndërsa 31,2 për qind obligative. Mbi 53 për qind prej tyre pajtohen se bashkësitë fetare me veprimin e tyre ndikojnë ndaj moralit shoqëror në shtet.
Për 50,3 për qind nga të anketuarit, ndërtimi i objekteve të reja fetare shpesh është në funksion të shënimit etnik të territoreve, ndërsa 14,2 për qind nuk mendojnë ashtu. Për 48,8 për qind, deri diku respektohen të drejtat fetare dhe liritë në shtet, 14,4 për qind mendojnë se nuk respektohen, ndërsa 28,3 për qind se respektohen./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën